Diaspora

Karriera e Lorik Canës në një film, projekti i producentit shqiptaro-amerikan

Filmi i Jonusit është titulluar “Trumfi” dhe sjell momentet më të spikatura të kapitenit të Kombëtares shqiptare Lorik Cana.
Featured image of article: Karriera e Lorik Canës në një film, projekti i producentit shqiptaro-amerikan Posteri i filmit

SHBA- Producenti shqiptaro-amerikan Kreshnik Jonuzi ka prezantuar filmin e tij më të fundit. Filmi i Jonusit është titulluar “Triumfi” dhe sjell momentet më të spikatura të kapitenit të Kombëtares shqiptare Lorik Cana.

Filmi u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Varshavës dhe fitoi cmimin e Audiencës në Dokufest. Gjithashtu mori pjesë në festivale të ndryshme në Meksikë, SHBA, Gjermani, Brazil dhe Kolumbi.

Prodhuesit e filmit

“Te nderuar, me kenaqesi ndaj me ju nje insert nga filmi “Triumph” i Producentit shqiptaro amerikan Kreshnik Jonuzi, i lindur dhe rritur ne Nju Jersey shba. Kreshniku ka studijuar ne Lynn University Florida dega e Filmit ku edhe ka magjistruar. Ne moshen 22 vjeçare ka filluar karrieren e ti ne prodhimin e disa filmave dokumentar , ku disa filma te ti jane transmetuar ne TV dhe media te ndryshme amerikane .

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

***Filmi “Triumph” është një film dokumentar që sjell momentet më të spikatura me kapitenin e Kombëtares shqiptare Lorik Cana, skuadrën e tij dhe popullin shqiptar ndërsa ishin në udhëtimin e tyre historik në Kampionatin Europian 2016. Ndiqni historinë e tyre të pasur dhe krenarinë kombëtare ndërsa ata ngrihen në renditjen botërore në rrugën drejt Kupës Europiane në vitin 2016. Filmi u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Varshavës dhe fitoi cmimin e Audiencës në Dokufest. Gjithashtu mori pjesë në festivale të ndryshme në Meksikë, SHBA, Gjermani, Brazil dhe Kolumbi. Tani “Triumph” vjen në shtëpinë tuaj. Filmi është në dispozicion në Apple TV, Amazon Prime Video & Google Play. Gjithashtu mund ta shihni me titra në shqip, anglisht, italisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Për ta parë klikoni në: www.triumphthemovie.com/watchnow”, postimi i plotë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment