Bota

Karkalecat pushtojnë Lindjen e Mesme/ Kaos në autostradë, shoferët nuk mund të shohin rrugën

Karkalecat pushtojnë Lindjen e Mesme. Kjo situatë ka sjellë edhe kaos në rrugë.

Tiranë-  Karkalecat pushtojnë rrugët e Lindjes së Mesme. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme tufat me karkaleca janë aq të mëdha sa bllokuan trafikun për disa orë.  Drejtuesit e automjeteve në Arabinë Saudite u detyruan të ndalonin makinat e tyre, pasi nuk shikonin asgjë.  Kjo në fakt po bëhet një dukuri më e zakonshme në Lindjen e Mesme, Azinë e Jugut dhe pjesë të Afrikës Lindore, ku insektet që paraqesin një kërcënim serioz për sigurinë e ushqimit dhe jetesën brenda rajonit. Gjithçka mund të shihet qartë në videon e mëposhtme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

Shto Koment