Bota

Karkalecat pushtojnë Pakistanin, Kina u vjen në ndihmë, dërgon “ushtrinë” me 100 mijë rosa për ndihmë (VD)

Një ekspert, i cili ka ideuar skemën me rosat ka treguar se një shpend i tillë mund të hajë më shumë se 200 karkaleca në ditë, shumë herë me efektive se pesticidet.
Featured image of article: Karkalecat pushtojnë Pakistanin, Kina u vjen në ndihmë, dërgon “ushtrinë” me 100 mijë rosa për ndihmë (VD) Foto ilustruese

KINË– Kina do të dërgojë mbi 100,000 rosa në Pakistanin fqinj për të ndihmuar në zhdukjen e karkalecave. Në fillim të këtij muaji, Pakistani shpalli emergjencë kombëtare pasi numri i karkalecave kishte kapur shifrat më të mëdha të dy dekadave të fundit.

Një ekspert, i cili ka ideuar skemën me rosat ka treguar se një shpend i tillë mund të hajë më shumë se 200 karkaleca në ditë,duke u bërë shumë herë me efektive se pesticidet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Pulat mund të hanë rreth 70 karkaleca brenda një dite, ndërsa një rosë është “armë biologjike” dhe mund të konsumojë trefish më shumë.”

Por ky nuk është skenari i parë që ndodh për zhdukjen e karkalecave. Në janar, OKB-ja bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të luftuar kolonitë e karkalecave që përfshinë Afrikën Lindore.  Etiopia, Kenia dhe Somalia ishin nën terrorin e insekteve që shkatërronin të mbiellat.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment