
TIRANË– Edi Paloka ka publikuar një foto ku tregohet luksi, të cilit po i dedikohet Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë, ndërkohë që qytetarët çdo ditë vdesin nga Covid-19.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Paloka shkruan se në një kohë që nëpër spitale dhe ambulanca rrugëve po dergjen gjithnjë e më shumë të sëmurë nga COVID, deputeti i PS, ish-ministei i shëndetësisë, Ilir Beqja, jep shfaqje luksi në rrjet. Në foto shihet se Beqaj ka postuar një pjatë me ushqime luksi, teksa i reklamon.
Statusi i plotë i Palokës
Shikoni sesi mburret hajduti Ilir Beqaj se e ka shtruar me kavjar sot. Sot, kur të sëmurët dergjen rrugëve! Luks me paratë nga tenderat dhe check-up në shëndetësi, për Edi Ramën dhe shokët e tij, varfëri dhe lotë për njerëzit.

(f.m/dosja.al)