BotaKuriozitete

Karremi se ishte shtatzënë/ Si tentoi t’ua hidhte doganierëve, gruaja mbushi barkun plot me drogë (FOTOT)

34-vjeçarja ishte shtirur sikur ishte shtatzënë teksa kishte marrë autobuzin ku po udhëtonte afër kufirit me Kilin.
Featured image of article: Karremi se ishte shtatzënë/ Si tentoi t’ua hidhte doganierëve, gruaja mbushi barkun plot me drogë (FOTOT) 34-vjeçarja qe u maskua si shtatzene

ARGJENTINË- Një grua 34-vjeçare është arrtestuar nga agjentët e policisë kufitare në Argjentinë, pasi ajo po përpiqej të kontrabandonte marjuanë.

Mënyra sesi gruaja kishte vendosur ta kalonte drogën nga Argjentina dhe Kili ishte mjaft perfekte sipas saj, por që dështoi në fund.

34-vjeçarja ishte shtirur sikur ishte shtatzënë teksa kishte marrë autobuzin ku po udhëtonte afër kufirit me Kilin.

Ajo po shkonte nga Mendoza në Santa Cruz të martën e javës së kaluar, kur autobusi që ajo dhe burri i saj 36-vjeçar po udhëtonin i nxorri jashtë për të kryer kontrollin në një pikë të caktuar të autoriteve.

Sipas një raporti policor, agjentët e xhandarmërisë kombëtare argjentinase hynë në trajner dhe vunë re se gruaja burrë po mbante një çantë të madhe të zezë në prehërin e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasi e kontrolluan dhe gjetën dy tufa mariuane, oficerët nuk i lejua gruan dhe burrin e saj të udhëtonin akoma me autobuz.

Gjatë një kontrolli sekondar, gruaja u tha policëve se ishte shtatzënë, por policët u alarmuan kur vunë re një lëvizje të çuditshme në zonën e saj të barkut.

Pas kontrollimit të gruas, policët zbuluan një objekt të madh të ngjitur në bark. Policët gjetën edhe 15 tufa të tjera kokainë të mbështjella me plastikë.

Burimi: Dailymail  

A.C/Dosja.al

Shto Koment