Aktualitet

Karantinë për emigrantët shqiptarë, gazetari Skëndo: Flukset nga dy shtetet nuk mund të kenë impakt të ndjeshëm në rritjen e infektimeve në Shqipëri

Skëndo shkruan se alibia e rremë e qeverisë dhe karantina 14 ditore është e paprecedent.
Featured image of article: Karantinë për emigrantët shqiptarë, gazetari Skëndo: Flukset nga dy shtetet nuk mund të kenë impakt të ndjeshëm në rritjen e infektimeve në Shqipëri Erjon Skendo

TIRANË– Gazetari Erjon Skëndo ka ndarë intervistën që ka zhvilluar me mjekun epidemiolog, Ilir Alimehmeti në lidhje me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për karantimin e shtetasve që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqisë.

Skëndo shkruan se alibia e rremë e qeverisë dhe karantina 14 ditore është e paprecedent. Ai shkruan se situata në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut, për nga infektimet e reja, krahasohet me Kosovën dhe Italinë me të cilat nuk aplikohet e njejta mase kufizuese edhe pse hyrje daljet janë shumë herë më të mëdha.

POSTIMI:

Alibia e rreme e qeverise dhe karantina e paprecedent 14 dotore me Greqine e Maqedonine e veriut.Ku con uje vendimarrja e komitetit teknik qe nuk merr vendime?
Ne dt. 19 prill 2021 Komiteti Teknik i Eksperteve, prane qeverise, per menaxhimin e pandemise covid 19, (qeveria), vendosi per izolimin e detyrueshem 14 ditor per te gjithe emigrantet, shtetasit shqiptare dhe jo vetem, qe do te hyjne si udhetare ne kufirin me Grqine dhe Maqedonine e Veriut nga data 20 prill – 3 maj 2021.

Alibia e qeverise ishte se udhetaret, shumica shqiptare, qe do hyjne nga keto dy shtete kufitare per te festuar ne vendlindje Pashken Ortodokse perbejne rrezik per nje vale te madhe te trete infektimesh ne Shqiperi. Kjo me argumentin se ne dy vendet e ballkanit infektimet jane ne rritje problematike. Por te dhenat zyrtare te pandemise ne keto dy vende qe rraporton OBSH si dhe analiza e ekspertit Alimehmeti nxjerrin zbuluar qeverine shqiptare dhe ekspertet e saj te komitetit qe e kane keshilluar si te veproje me pandemine qe prej nisjes se saj. Argumentet kunder karantines qe ngre eksperti Alimehmeti, si dhe te tjere eksperte te pavarur:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

1. Infektimet ne Greqi dhe Maqedonine e Veriut, ne dy javet e fundit, jane ne renie dhe jo ne ngjitje sic e reklamon komiteti.
2. Karantina nuk u aplikua ne fund te marsit kohe kur mesatarja e infektimeve ne keto dy shtete ishte 40-60% me e larte se aktualisht, dhe per me teper grafiku ishte ne ngjitje te ndjeshme por nuk kishte kufizime te tilla ndaj udhetareve.
3. Shqiperia nuk po aplikon nje mase te tille ekstreme, (qe eshte marre vetem nje here ne 2 muajt e pare te pandemise), ndaj shteteve ku infektimet jane alarmante, qe konsiderohen si zone e kuqe, si ne psh me me Turqine ku ne dite ka mbi 60 mije te infektuar dhe kurba vecse rritet me dite.

4. Sic e thote qarte eksperti Alimehmeti, situata ne Greqi dhe ne Maqedonine e veriut, per nga infektimet e reja, krahasohet me Kosoven dhe Italine me te cilat nuk aplikohet e njejta mase kufizuese edhe pse hyrje – daljet jane shume here me te medha.
5. Kufizimet nuk u morren ne asnje rast ndaj kosoves ne kulmin e pandemise qe kaloi veren e kaluar kur 800 mije shqiptare te kosoves erdhen per pushime ne Shqiperi.
6. Sic thote eksperti infektimet e importuara zene vetem 2% te infektimeve ne rang shteti dhe kjo e provuar nga studimet e C.D.C.

7. Ulja e infektimeve ne Shqiperi sipas eksperteve te ndryshem eshte tregues i imunitetit bio i fornuar nga infektimi masiv i popullates me virusin e gjalle, ndersa kjo priret te perforcohet nga vaksinimi masiv pas marrjes se dy dozave nga popullata e gjere qe me shume gjase ne shumice e ka kaluar semundjen. Ky tregues fakton se flukset nga dy shtetet nuk mund te kene impakt te ndjeshem ne rritjen e infektimeve ne Shqiperi.
8. E fundit dhe me kryesorja nese shqetesimi i qeverise do ishte fluksi i udhetareve shqiptare qe do te vijne nga Greqia e M. Veriut per te festuar Pashket Ortodokse ne daten 2 maj 2021, perse kjo mase e paprecedent e karantinimit 14 ditor u mor 14 dite me heret e per me teper 6 dite para zgjedhjeve elektorale?

Cfare po fsheh qeveria pas vendimit te komitetit te eksperteve? Tritan kalo ish anetar i komitetit e ka bere te qarte me kohe se “Komiteti i Eksperteve per Menaxhimin e Pandemise Covid 19” ka detyre vetem te keshilloje qeverine dhe se vendimet ligjore ne fund i merr ekzekutivi, pra kryeministri.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment