Showbiz

Karantinë ëndrrash! Të rrethuar në luks brenda rezidencës 21 milion $, ku po kalojnë izolimin Meghan dhe Princ Harry (FOTOT)

Meghan Markle dhe Princ Harry po kalojnë këto ditë të zymta për të gjithë botën, në karantinën 21 milion dollarëshe, në Kanada.

KANADA– Disa po i shijojnë këto ditë izolimi në shtëpi, ndërsa disa të tjerë po e vuajnë periudhën të mbyllur brenda dhe pa aktivitet. Por, një gjë është e sigurt: Princ Harry dhe Meghan Markle janë mbyllur në një karantinë ëndrrash.

Pasi u shkëputën nga familja mbretërore në Britani, çifti kanë investuar plot 21 milionë dollarë, për një super vilë luksoze, me një pamje të mrekullueshme. Rrethuar me ujë dhe gjelbërim, me një arredim të adhurueshëm, ku dominon bardhësia, zgjedhur plot shije, Meghan dhe Princ Harry zgjodhën rezidencën ujore në Kanada për të filluar një jetë të re.

Prona 6.900 metra katrore përbëhet nga gjashtë dhoma gjumi dhe pesë banjo në të katër katet e shtrira në perëndim të Vankuverit.

Rezidenca nga ana e plazhit përbëhet nga në një seri pronash ekstravagante të quajtur ‘Golden Miles’ dhe dritaret e saj ofrojnë pamje panoramike të oqeanit.

Me gardhe të larta dhe një mur izolues, Meghan dhe Princ Harry janë kujdesur gjithashtu edhe për privatësinë e tyre, duke bërë të mundur mbrojtjen e intimitetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ata u shkëputën nga familja mbretërore disa muaj më parë, duke shkaktuar mjaft polemika në lidhje me Pallatin. Mbretëresha Elizabeth i hoqi të gjitha përfitimet e statusit mbretëror çifti, por megjithatë publikisht dha një mbështetje për ta.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

Shto Koment