Aktualitet

Karantina për emigrantët? Ministrja Manastirliu: E bëmë që të mbronim jetën e qytetarëve

VIDEO
Vetë ministrja tha se gjithçka ishte bërë për të mbojtur jetën e qytetarëve, ndërsa Silva Bino komentoi ndikimin që kishin shkeljet e rreguallev për grumbullimet. 
Featured image of article: Karantina për emigrantët? Ministrja Manastirliu: E bëmë që të mbronim jetën e qytetarëve Komitetit Teknik të Ekspertëve

TIRANË- Ministrja e Shëndetëisë, Ogerta Manastirliu ka komentuar vendimin e marrë nga Komiteti Teknik i Espertëve për të karantinuar për 14 ditë të gjithë qytetarët që do të hynin nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Vetë ministrja tha se gjithçka ishte bërë për të mbojtur jetën e qytetarëve, ndërsa Silva Bino komentoi ndikimin që kishin shkeljet e rreguallev për grumbullimet. 


PJESË NGA BISEDA: 

Pyetje: 25 prilli, shkelja e rregullave? Dhe ndikimi i mutacionit indian të koronavirusit?

Manastirliu: Gjithmonë Komisioni ka bërë apel për kujdes. Edhe pse ekspertët e kanë thënë se janë në pritje të rritjes së numrit të infektimeve. Mund të ishte shmangur dhe ne e kemi apelur. Fushata e vaksinimit nuk ishte për fushatën elektorale. Nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar. Karantinë ndaj shqiptarëve të Greqisë? Do të kishte hyrje prej Pashkëve, jashtë rutinës. Të dy vendet kanë pasur rritje të infektimeve. Të dy kanë qenë vende në izolim, çfarë pritej ishte që të rriteshin numrat e qytetarëve. E morëm vendimin për mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bino: Ka pasur disa të infektuar por asnjë nuk është shtruar në spital. Mutacioni indian është diskutim shumë i gjatë nëse impakti i përket këtij apo mutacionit britanik. Pra nuk mendohet se do të jetë ky lloj mutacioni shkak i përhapjes së madhe.


LAJMI KRYESOR: LIROHEN MASAT! Komiteti Teknik: Hapen universitetet, vetëm për konsultime e provime, hiqet karantina për emigrantët! Asnjë ndryshim për orën policore

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Karantina për emigrantët? Ministrja Manastirliu: E bëmë që të mbronim jetën e qytetarëve

  1. Dava sherbetoresh ,sa mbaruan zgjedhjet u hoq .Budallenj u duken njerzit ,ketyre te bindurave te kryeministrit.Kto jane dizaster ,mjere ky vend ne dore te kujt ka ren.

Shto Koment