LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Karantina më gjeti në lidhje, por …”- Bledi Strakosha flet për planet e martesës: Jetojmë në të njëjtin qytet por

19 Prill 2020, 11:20 Nga DOSJA
“Karantina më gjeti në lidhje, por …”- Bledi

Takimet në hotelin luksoz me VIP-at gjatë programit të tij me “Me Bledin” në RTSH, moderatori i njohur Bledi Strakosha i ka zëvendësuar me takimet virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, ku shpesh poston momente nga jeta në karantinë.

I vetëm në shtëpi, edhe pse e pranon se është në një lidhje dashurie, Bledi rrëfen për “Panorama Plus” pse kanë vendosur si çift të mos takohen, dhe si është karantina e një djali televizioni që i pëlqen vetmia por dhe është mësuar me vëmendjen e publikut.

Si është një karantinë me Bledin, e heshtur apo e zhurmshme?

Bledi Strakosha: E qetë. Përgjithësisht ditët e mia janë të qeta, përpos angazhimeve që hera-herës nisin në mëngjes e mbarojnë në mbrëmje. Por këto kohë po shijoj veten dhe shtëpinë, siç kisha kohë pa e shijuar. Dita nis me një mëngjes të lehtë, kafe dhe muzikë. Vijon më tej kryesisht me filma e dokumentarë, ndonjë libër, punë që duhet t’i kryej nga shtëpia, por edhe gatime e punë shtëpie.

Shohim që bën shpesh postime duke treguar sadopak momente nga izolimi, kush fotografon në shtëpinë tënde?

Bledi Strakosha: Këtë pyetje ma kanë bërë shumë njerëz që më ndjekin në rrjetet sociale sepse e dinë që jetoj vetëm. Fotot m’i bën celulari im me timer.

Të mungon jeta intensive, apo ishe aq i lodhur sa kishe domosdoshmëri për ditë si këto?

Bledi Strakosha: Kisha kohë që dëshiroja disa ditë pushime, por jo kaq të gjata dhe të izoluara. Jam një tip që e pëlqen shumë vetminë, por nga ana tjetër jam edhe shumë social si natyrë dhe s’rri dot pa punë. Emisioni “Me Bledin” më mungon, por uroj të rikthehemi së shpejti! Ndërkohë e kam shfrytëzuar kohën e lirë për t’ju dedikuar më shumë kanalit tim në youtube.

Çfarë pikëpyetjesh ekzistencialiste qarkullojnë në mendje këto kohë?

Bledi Strakosha: Kam menduar shumë për prioritetet e gabuara që i kemi vënë vetes dhe jetës sonë në përgjithësi. Po më mungojnë shumë prindërit e familja e sime motre, jemi shumë të lidhur dhe këto kohë kemi qenë në kontakt vetëm online. Shumë ftohtë kështu, por s’kemi ç’bëjmë, po jetojmë kohë absurde e duhet t’u qëndrojmë larg njerëzve që duam për t’i mbrojtur.

Pyetja që bëj më shpesh është: kur do të mbarojë e gjithë kjo marrëzi? Natyrisht është pyetje që s’mund të marrë përgjigje, por sot po e kuptoj gjithnjë e më shumë se në fakt jeta ka nevojë për rutinën e saj, sado e mërzitshme që na duket kur e kemi. Duhet të shijojmë e të shfrytëzojmë çdo moment të jetës!

Frika jote më e madhe që ke?

Bledi Strakosha: Vuajtja, jo dhe aq vdekja. Në fund të fundit të përkohshëm jemi, por nuk dua të vuaj. E natyrisht nuk dua që të vuajnë as njerëzit e zemrës.

Për fat ekziston ajo drita në fund të tunelit. Per ty cila mund të jetë kjo dritë?

S’ka dyshim që ekziston, në çdo rrethanë. Unë jam natyrë shumë optimiste, por jam edhe realist. Drita në fund të tunelit këto kohë padyshim që është një kurë apo vaksina ndaj Coronavirusit, dhe rikthimi në jetën normale, për aq sa mund të quhet “normal” ky rikthim.

Shumë personazhe të njohur i gjeti kjo situatë larg njerëzve të dashur. Ty të gjeti afër apo larg dashurisë?

Bledi Strakosha: Unë jam në një lidhje ç’është e vërteta, por kemi vendosur të mos takohemi këto kohë. Kështu afër si distancë gjeografike, sepse jetojmë në një qytet, por larg në kuptimin e mundësisë për t’u përqafuar, puthur…

E dimë që origjina jote është nga Dhërmiu. Ke menduar të arratisesh atje si shumë VIP-a sapo kjo situtatë të kalojë?

Bledi Strakosha: Jo. Unë jam një djalë qyteti paçka origjinës sime dhe dashurisë që kam për natyrën. Nuk rri dot gjatë larg Tiranës, edhe pse kjo Tiranë e këtyre kohëve më ngjason më shumë me një qytet fantazmë, se sa me gjallërinë që e karakterizon.

Kjo jeta e re që po bën, nëse do ishte gjithmonë kështu sa do të doje të zgjaste?

Bledi Strakosha: Sa më pak, jo sepse nuk po e shijoj, se tek e fundit të qëndrojmë në shtëpi po na kërkohet, por sepse kjo kohë ka shkaktuar shumë dhimbje dhe humbje njerëzore sidomos, por edhe ekonomike, e kështu me radhë. Do të doja të përfundonte sa më shpejt!

Kur e gjitha kjo të marrë fund, do vraposh të krijosh familje apo t’i japësh lirisë personale dimensione të reja dhe si mund të jenë?

Bledi Strakosha: Mendoj se hapa të tillë nuk janë në dorën tonë. Krijimi i një familjeje është një dëshirë e hershme, por edhe përgjegjësi e madhe. Nuk mendoj se duhet të lejoj rrethanat që të diktojnë këto vendime. Edhe pse këto kohë, për herë të parë në jetë po ndiej disi vetminë, nuk mund e nuk dua të nxitohem për të krijuar lidhje të gjata apo familje. Por nëse kushtet e ndjenjat puqen siç duhet, do të isha shumë i lumtur të ndodhte.

Marrë nga Panoramaplus.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bledi strakosha koronavirusi ne shqiperi bledi strakosha koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 19 Prill 2020, 05:54

TIRANË– Moderatorja Xhesika Muçaj ka folur lidhur me marrëdhënien e saj me djalin e kryeministrit të vendit, Gregor Ramën. (Shiko këtu)E ftuar në em...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni