Showbiz

Karantina i “bën keq” Kejvina Kthellës/ Ja sa peshon modelja, as vetë se beson. Seven Saraçi mezi pret ta takojë (KOMENTET)

FOTO
Kejvina Kthella peshon plot 71.2 kg. Modelja ka shtuar peshë gjatë karantinës.
Featured image of article: Karantina i “bën keq” Kejvina Kthellës/ Ja sa peshon modelja, as vetë se beson. Seven Saraçi mezi pret ta takojë (KOMENTET) Kejvina Kthella dhe Seven Saraçi

SHBA-Kejvina Kthella ka shtruar peshë gjatë karantinës. Ka qenë vetë modelja, e cila në rrjetet sociale ka publikuar një foto, me të cilën na tregon se peshon plot 71.2 kg. Mesa duket Kthella nuk ka mbajtur dietë, por ka ngrënë gjithçka në këto 2 muaj pandemie, pasi ka shtuar afro 10 kg.  “Nuk bën peshorja, si gjithmonë”, shkruan modelja teksa publkon foton në Instastory.

Ndërkohë nuk ka munguar komentet mes Seven Saraçit dhe modeles në foto të ndryshme në Instagram. “Duke pritur me durim….”, është një koment i  të riut ndaj modeles. Ndërsa, kjo e fundit i përgjigjet: “Të më shikosh sërish”.  Po kështu në një koment tjetër këngëtari e ka quajtur Hatixhe dhe modelja i dërgon disa emoji me zemra.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Muajt e fundit po qarkullojë fjalë të shumta se dyshja është duke shijuar një romancë. Gjithçka nisi pasi vetë reperi Saraqi, publikoi video ku shihej krah Kjevinës. Dyshimet u shtuan pasi këngëtari i fshiu këto video. Sakaq në rrjetet sociale ata shfaqen shumë të afërt mes tyre.

Kejvina Kthella u vu për disa muaj në fokus të mediave, pasi iu zbulua lidhja me Redjan Rrajën, nipin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Rraja aktualisht ndodhet pas hekurave, pasi akuzohet për atentatin ndaj Porkurorit Arjan Ndoja, ngjarje ku mbeti I vdekur shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku. Ishin përgjimet për krimin në fjalë që zbuluan lidhjen e Kejvinës me Redjanin, me anë të mesazheve që dyshja shkëmbente, por tashmë siç duket ka dalë në skenë reperi Seven Saraqi. Këngëtari tashmë e ka larguar modelen nga djemtë e fortë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment