Bota

Karantina e ndihmoi të rriste pasurinë, Jeff Bezos dhuron 98.5 milion dollarë për të pastrehët

Pasuria e themeluesit të Amazonës, Jeff Bezos është rritur në afro 172 miliardë dollarë, e cila  sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, është një rekord i ri kur bëhet fjalë për njerëzit më të pasur në botë.
Featured image of article: Karantina e ndihmoi të rriste pasurinë, Jeff Bezos dhuron 98.5 milion dollarë për të pastrehët   Jeff Bezos

SHBA–  Jeff Bezos, personi më i pasur në botë, ka njoftuar ditën e djeshme se ai ka dhuruar 98.5 milion dollarë për 32 organizata në 23 shtete që po ndihmojnë familjet e pastreha.

Sipas mediave të huaja është bërë me dije se themeluesi dhe CEO i “Amazon” i dhuroi paratë përmes fondit të tij “Bezos Day One”, të cilin e njoftoi në shtator të 2018. Në nisje, Bezos premtoi një fond prej 2 miliard dollarësh, i cili është i përqëndruar në dy fush: Financimin e punës së organizatave që ndihmojnë familjet e pastreha dhe krijimin e shkollave në të gjithë vendin.

Pasuria e themeluesit të Amazonës, Jeff Bezos është rritur në afro 172 miliardë dollarë, e cila  sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, është një rekord i ri kur bëhet fjalë për njerëzit më të pasur në botë.

Por arsyeja e rritjeve për rezultate kaq të mira të “Amazon” është rritja e madhe e blerjeve në internet gjatë pandemisë së virusit koronar. Bezos e tejkaloi rekordin e tij të mëparshëm këtë javë, të cilin e vendosi në shtator 2018, kur ai zotëronte një pasuri prej 167.7 miliardë dollarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë pasuria e tij vazhdon të rritet pavarësisht divorcit nga ish-gruaja e tij Mackenzie një vit më parë, kur ajo fitoi një 25 % të aksioneve në Amazon.

Tashmë Mackenzie është personi i 12-të më i pasur në botë, me 57 miliardë dollarë. Por kujtojmë se  gjatë periudhës së pandemisë kur gjithë bota u izolua, Amazon u përball  me kritika mbi sigurinë e punëtorëve dhe të ardhurat, e sa i përket kësaj çështje Bezos u shpreh se po linte mënjanë më shumë se 500 milion dollarë si një “faleminderit” për punëtorët e linjës së përparme që punuan për kompaninë gjatë qershorit.

Burimi: FORBES

A.C/Dosja.al

Shto Koment