Aktualitet

Gjatë fundjavës Tirana në karantinë/ Erion Kristo dhe Eriona Rusi: Sot në orën 18:00 do të dalim në protestë për mbylljen e Liqenit Artificial

Erion Kristo dhe Eriona Rusi kanë njoftuar se në orën 18:00 do të dalin në protestë për mbylljen e Liqenit Artificial gjatë fundjavës.
Featured image of article: Gjatë fundjavës Tirana në karantinë/ Erion Kristo dhe Eriona Rusi: Sot në orën 18:00 do të dalim në protestë për mbylljen e Liqenit Artificial Erion Kristo

Tiranë–Pedagogu Erion Kristo dhe gazetarja Eriona Rusi ka njofuar së fundmi se sot në orën 18:00 do të jenë në hyrje të Liqenit të Tiranës, pasi janë kundër mbylljes së këtij parku gjatë fundjavës. Në një postim në Facebook, ata shprehen se do të kundështojnë këtë vendim.

“Sot në ora 18, do jem te Garda, te Hyrja e Liqenit. Nuk jam dakord që liqeni të mbyllet. Nuk ka asnjë arsye shkencore ose vendimmarrje shtetërore për këtë. Do shkoj atje, me shpresën se autoritetet shtetërore do kenë ndryshuar qëndrim. Do shkoj vetëm, kështu që mos u shqetësoni ju nëpër lokale. Vëllezërit myslimanë reaguan dhe fituan.”, ky është njoftimi që ata kanë shpërndarë në Facebook.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme lejohen të ushtrojnë aktivitein e tyre deri në orën 21:00 dyqanet ushqimore dhe farmacitë. Ndërsa të dielën gjithçka do të jetë mbyllur.  Gjatë fundjavës të moshuarit mund të dalin nga shtëpia deri në orën 10:00, ndërsa pas tyre të drejtë për liridalje kanë prindërit me fëmijë.

J.V/Dosja.al 

Etiketa:

Shto Koment