Politike

Karantina dy javore për emigrantët, OSBE: Duhet të ishin krijuar kushtet për ta, në disa vende votohet në ambasada

Në një konferencë me gazetarët për zgjedhjet e 25 prillit, OSBE-ja tha se ka shumë diskutime në lidhje me votat e emigrantëve.
Featured image of article: Karantina dy javore për emigrantët, OSBE: Duhet të ishin krijuar kushtet për ta, në disa vende votohet në ambasada

TIRANË– Delegacioni i OSBE-së është shprehur se në Shqipëri duhet të ishin krijuar kushtet që të votonin edhe emigrantët.

Në një konferencë me gazetarët për zgjedhjet e 25 prillit, OSBE-ja tha se ka shumë diskutime në lidhje me votat e emigrantëve.

Duke bërë një krahasim me vendet e tjera, të deleguarit shtuan se ka vende si Bullgaria e Greqia ku emigrantët votojnë në ambasada. 

Pjesë nga ambasada:

PYETJE: 20 orë kanë kaluar nga mbyllja e votimeve dhe ende nuk e kemi . Të infektuarit nga COVID nuk votuan, duhet të bëjmë ndyshime në kod. Po ashtu, edhe shqiptarët në Greqi, nuk erdhën për të votuar sepse duhet që të izoloheshin për 2javë. A iu dhunua e drejta për të votuar?

Pace: Ka pasur shumë diskutime mes vëshguesve pasi në pjesën më të madhe të vendeve të tjera, numërimi i votave bëhet në qendrat e votimit, por sistemi në Shqipëri është ndryshe dhe kërkon më shumë kohë. Unë po vëzhgoja zgjedhjet në Bullgari dhe akuzat kryesore ishin për numërimin e votave në QV. Nuk iu them dot cili sistem është më i mirë dhe cili është më i keq. Ka anë të mira dhe negative. Sa i përket votimit që nuk vinin dot nga jashtë. Në Poloni dhe Bullgari menaxhuan që të votonin edhe ata që jetonin jashtë. Patën të drejtën për të votuar të drejtën për të votuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gunyev: Sa i përket shqiptarëve që jetojnë në Greqi, do të them mendimin tim personal që në raste të tilla që e praktikojnë. Disa e ushtrojnë të drejtën duke votuar në ambasada. Shpresoj që të jetë çështje për t’u diskutuar në vijim. Sa i përket kufizimeve të COVID, të infektuarit, e kuptojmë që duhet të ishin krijuar kushtet e duhura që ta ushtronin të drejtën e tyre, por ia lë kolegëve që të flasin. Nuk është çështje që mund ta përcaktojmë saktësisht.

Gacek: Nuk do të doja që transparenca e procesit të sakrifikohej prej gabimeve. Sistemi është i komplikuar dhe për herë të parë votuesit në Shqipëri duhet të zgjidhinin partinë dhe kandidatin. Për mua shpejtësia e numërimit nuk është shumë shqetësuese, rëndësi ka transparenca. Personat e infektuar nuk votuan. Mund të përdoreshin kuti votimi lëvizëse, por mund të kishte shqetësim për transparencën apo dhe infektimin e të tjerëve. Nuk ka stadard ndërkomëbtar lidhur me këtë apo që të vendosë një detyrim. Kufizimet janë të vendosura në mënyrë ndërkombëtare ndaj nuk është e lehtë që të udhëtosh në këtë periudhë. Autoritetet kanë pasur sfida me këtë çështje. Të gjitha sfidat do reflektohen në raportet tona.

Pyetje: Nuk dimë ende sa shqiptarë kanë votuar?

Gacek: Do pres dhe unë rezultatin përfundimar.


LAJM KRYESOR: RAPORTI PARAPRAK/ OSBE dhe Këshilli i Evropës: Po rivendoset besimi te zgjedhjet! Vrasja në Elbasan, ngjarja më e rëndë, të zbardhet! Akuzat për shit-blerje, kemi dyshime, po hetojmë

(k.m;f.m/dosja.l)

Shto Koment