Aktualitet

Karabinieri fshihet në dhomën e rrëfimit, zbulon shqiptarin që vidhte para nga Kisha në Itali

Shqiptari u zbulua nga një karabinier, i cili ishte vendosur në dhomën e rrëfimit, ku konstatoi se 47-vjeçari po vidhte para nga kutitë e ndihmave.
Featured image of article: Karabinieri fshihet në dhomën e rrëfimit, zbulon shqiptarin që vidhte para nga Kisha në Itali Foto ilustruese

ITALI- Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia Italiane, pasi është zbuluar se është ai hajduti që vidhet paratë në Kishën e Shën Antonit të Padovës në Schilpario. Shqiptari u zbulua nga një karabinier, i cili ishte vendosur në dhomën e rrëfimit, ku konstatoi se 47-vjeçari po vidhte para nga kutitë e ndihmave. Karabinieri më pas kërkoi ndihmë nga kolegu.

Pasi u kap nga policia, shqiptari iu nënshtruar një kontrolli, pasi rezultonte me precedentë penalë edhe në fushën e drogës. Atij iu gjetën 70 euro, një palë gërshërë, një metër. Më pas, pas gjetjes së makinës së tij BMë gri me targë shqiptare, brenda saj u gjet edhe një metër tjetër, njësoi si ai që u gjet në momentin e arrestimit të tij, raportojnë mediat vendase.

Si i kryente vjedhjet shqiptari?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Karabinieri, i cili ishte fshehur në dhomën e rrëfimit të kishës zbuloi se shqiptari i kryente vjedhjet duke përdorur një metër teleskopik me kasetë të dyanëshme ngjitur në të.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment