Sport

Karabeci pretendon 100 mln. lekë nga Tirana

Ish-kapiteni Erando Karabeci ka paditur Tiranën për mos shlyerje të detyrimeve financiare duke pretenduar një shumë prej afro 100 milionë lekësh të vjetra
Featured image of article: Karabeci pretendon 100 mln. lekë nga Tirana
Përditësuar:

TIRANE – Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF-së është një ndër komisionet më të zëna me punë, thuajse gjatë gjithë vitit. Janë bërë të modës rastet, madje gjithnjë e më të shumtë, që trajnerë apo futbollistë i drejtohen këtij komisioni për zgjidhjen e konflikteve me klubet apo presidentët e tyre. Temat janë dy: mos shlyerja financiare, si dhe zgjidhja e kontratave.

Ish-kapiteni 32-vjeçar Erando Karabeci, pasi ka ngritur kupën e kampionit me Tiranën, nuk ka mundur të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit kryeqytetas. Për vazhdimin e karrierës së tij sportive, pas 11 vitesh ai është larguar nga bardheblutë, duke gjetur “strehë” te Teuta.

Por, ndërsa Karabeci stërvitet në Durrës nën drejtimin e trajnerit Martini, ai ka trokitur edhe në dyert e Dhomës së Zgjidhjeve të Konflikteve, duke paditur Tiranën për mos shlyerje të detyrimeve financiare. Sipas medias, thuhet se ish-kapiteni i bardhebluve ka patur një page prej 6 milionë lekësh në muaj, duke pretenduar se klubi i Tiranës është debitor për disa rroga të pa dhëna me një shumë prej afro 100 milionë lekësh të vjetra.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në seancën e parë të gjykimit të kësaj çështjeje, klubi i Tiranës nuk është paraqitur. Kësisoj, Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve (DHZK), në seancën që do të zhvillohet më 23 tetor, do të dëgjojë pretendimet e ish-kapitenit Erando Karabeci të Tiranës dhe mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur nga pala paditëse, do të japë vendimin.

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment