Sport

Kaq ishte! Bayern nuk duron më dhe rikthehet në fushë duke filluar nga nesër

Kampionët e Gjermanisë u bëjnë thirrje tifozëve të mos shkojnë në qendrën stërvitore
Featured image of article: Kaq ishte! Bayern nuk duron më dhe rikthehet në fushë duke filluar nga nesër Trajneri i Bayern-it, Hansi Flick

Duke nisur nga nesër, Bayern do të rikthehet zyrtarisht në stërvitje. Nuk është klubi i parë në Bundesligë që e bën këtë, por urdhri për pezullimin e seancave stërvitore në Gjermani ishte deri më 5 prill.

Trajneri Hansi Flick do të stërvitë djemtë e tij në “Säbener Strasse” në orare të ndryshme. Skuadra do të ndahet në disa orare, në mënyrë që të mos ketë kontakt ndërmjet tyre. Klubi ka njoftuar tifozët se seanca stërvitore do të regjistrohet me kamera, kështu që nuk është nevoja për ta ndjekur nga afër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjermanët po përgatiten për të vijuar më tej me sezonin futbollistik. Ndoshta në gjysmën e majit skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën sipas kalendarit. Ndeshjet do të luhen në mesjavë dhe në fundjavë.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment