
Kaq ishte, Cristiano Ronaldo! Tani vjen koha e stërvitjes dhe ndeshjeve. Sulmuesi portugez duhet të lërë Madeiran për t’u rikthyer në Torino, sepse tashmë klubet e Serie A kanë urdhëruar futbollistët e tyre të nisen drejt Italisë.
Juventusi ka urdhëruar portugezin, që nesër pasdite të mbërrijë në Torino. Ylli portugez, tashmë 35 vjeç, pritet të rikthehet në stërvitje me shokët e tij të skuadrës.
Një gjë është e sigurt. Rendimenti i tij fizik nuk ka rënë aspak, me videot e shpeshta të publikuara në rrjetet e tij sociale. CR7 nuk ndryshon. Për të 24 orët janë vetëm për stërvitje.
M.P. / Dosja.al