Sociale

Kaq ishin ditët me diell? Sot priten reshje shiu, temperaturat do të pësojnë ulje me disa gradë

Sipas Meteo Alb, sot temperaturat do jenë në vkerat maksimale deri në 31 gadë dhe në ato minimale 14 gradë.
Featured image of article: Kaq ishin ditët me diell? Sot priten reshje shiu, temperaturat do të pësojnë ulje me disa gradë Foto ilustruese

TIRANË- Prej ditësh Shqipëria është për fshirë nga një mot i nxehtë, ku temperaturar kanë arritur dhe mbi 35 gradë. Sipas Meteo Alb, sot temperaturat do jenë në vkerat maksimale deri në 31 gadë dhe në ato minimale 14 gradë. Po ashtu bëhet me dije se  veriu i vendit, por dhe zonat qëndrore do të përfshihet nga rreshje shiu, por intesiteti i tyre nuk do jetë shumë i madh.

“Veriu i vendit që në orët e para të ditës paraqitet me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Por gjatë mesditës dhe në vijim vranësirat zhvillohen dhe në zonat qendrore duke rrezikuar shira të pakët e të izoluar, ndërsa Jugu mbete me vranësira të shpeshta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 14°C mëngjesi deri në 31°C mesdita. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë. Dita e mërkurë sjellë në Rajonin e Ballkanit dhe Europën Lindore rrebeshe shiu dhe stuhi afat-shkurtra ere. Ndërsa pjesa me e madhe e Europës do të paraqitet me mot të kthjellët”, shkruan Meteo Alb.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment