Rajoni

Nëse e shihni njoftoni menjëherë Policinë, ky është shqiptari i rrezikshëm, kërkohet kudo për vrasje

Përmes një komunikate drejtuar mediave dhe publikimit të fotos së tij, Policia e Pejës u ka kërkuar qytetarëve që në momentin kur ta pikasin, të larjmërojnë rajonin më të afërt.
Featured image of article: Nëse e shihni njoftoni menjëherë Policinë, ky është shqiptari i rrezikshëm, kërkohet kudo për vrasje Kapllan Dreshaj

KOSOVË– Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të arrestuar të shumëkërkuarin Kapllan (Selim) Dreshajn. I riu është shpallur në kërkim nga autoritetet pasi akuzohet për “Vrasje në tentaivë”.

Përmes një komunikate drejtuar mediave dhe publikimit të fotos së tij, Policia e Pejës u ka kërkuar qytetarëve që në momentin kur ta pikasin, të larjmërojnë rajonin më të afërt.

 “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: info@kosovopolice.com,”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m./dosja.al)

Një Koment në “Nëse e shihni njoftoni menjëherë Policinë, ky është shqiptari i rrezikshëm, kërkohet kudo për vrasje

  1. Ky personi ky vrasi jau qift edhe fmin qa ikini ju qe ekini postu

Shto Koment