LIVE UPDATES
Editorial

Kapja e institucionit të votës me metodat e 17 majit

20 Korrik 2020, 16:05 Nga DOSJA
Kapja e institucionit të votës me metodat e 17 majit

TIRANË- Edi Rama doli duke gënjyer nga Pallati i Kongreseve. Ndërkohë që opozita vetëm sa përsëriti qëndrimin pro marrëveshjes, ai që duhet të sillej si Kryeministër, vazhdoi të sillet si një hileqar endacak, i mbetur pa zyrë ende pa u bërë zgjedhjet. “Opozita kërkoi kohë, ne i thamë ta vazhdojmë nesër, por ata kërkuan kohë pa afat”, tha Rama, ndërsa Gazmend Bardhi, e mohoi të ketë kërkuar kohë për të diskutuar çështje që ishin mbyllur. Fjala e Bardhit në Këshillin Politik, e konfirmonte këtë qëndrim, interesi i opozitës për të mos e ndryshuar Kushtetutën sipas interesave të kundërshtarit e konfirmojnë këtë qëndrim. I vetmi që pretendon, pas një takimi me dyer të mbyllura, se opozita është e hapur për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit, është Edi Rama.

Pas 17 majit 2017, Lulzim Basha e përsëriste vazhdimisht se nuk do të ulej më me Ramën për marrëveshje, se një gënjështër e dytë, nuk do të ishte më faji i Ramës. Nuk ishte sot në një format të pakuptueshëm të Këshillit Politik që pretendonte të arinte një marrëveshje kundër marrëveshjes së 5 qershorit. Një marrëveshje me dyer të mbyllura me Edi Ramën, ku i vetmi ndryshim ishte prezenca e dëshmitarëve. Kosova ishte alibia, ose arsyeja objektive që e pengoi të ulej për gënjeshtrën tjetër, por ajo nuk mungoi. Rama e tha, e la tek opozita përgjegjësinë dhe paralajmëroi se nuk do të tërhiqej dhe se afati i votimit të Kushtetutës personale në Kuvend do të jetë maksimumi 30 korriku.

Pas kësaj mund të pretendojë brenda dhe jashtë se Këshilli Politik prodhoi lëshime nga PS për opozitën, por nuk arriti të prodhonte të kundërtën. Mund të justifikojë ndryshimet e njëanshme me sjelljen refuzuese të ditës së sotme. Ndoshta ishte mbledhja e gabuar në taktikën politike të opozitës, ndoshta ishte shansi i dytë që iu dha Ramës që pas 17 majit, por moralisht, e mbylli mundësinë legjitime për kalimin e ndryshimeve Kushtetuese.

E para sepse në 14 janar kur u ndërtua Këshilli Politik dhe në 5 qershor kur u finalizua marrëveshja, u ra dakort që nuk do të ketë asnjë ndryshim jashtë këtij institucioni brenda-dhe-jashtë-parlamentar. E dyta se, Komisioni i Posacëm për Reformën Zgjedhore, me kryetar Damian Gjiknurin dhe nënkryetare Rudina Hajdarin, e përfundoi afatin e vet në 30 qershor, duke dorëzuar si reformë atë që u miratua në Këshillin politik. Që nga ajo ditë, nuk ka asnjë iniciativë legjitime për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Shpikja e grupit ‘Murrizi’, ose grupit të krundeve të opozitës, për të propozuar atë që kërkon maxhoranca, është një nismë ligjore e paprecedentë për Reformën Zgjedhore. As opozita reale kur ka qenë në Kuvend nuk e ka patur të drejtën që të hapë Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor me propozime të njëanshme.

Mbyllja e mbledhjes së sotme të Këshillit Politik, pa dakortësi, ia heq totalisht legjitimitetin ndryshimeve. Nga sot, ajo është vetëm një përpjekje e Edi Ramës për të kapur institucionin e fundit, Zgjedhjet e Përgjithshme. Pasi kapi Kuvendin me krundet e listave opozitare, pasi kapi Gjykatat dhe Prokurorinë me Reformën në Drejtësi, pasi kapi Pushtetin Lokal me zgjedhjet moniste, pasi është në rrugën për të kapur mediat me ligj dhe për ta shndërruar Presidencën në Teqe, ai kërkon të kapë Zgjedhjet e Përgjithshme, si institucioni i fundit, të kapë të drejtën e popullit për të zgjedhur, t’i heqë publikut mundësinë e vetme në 4 vjet për të kontrolluar qeverisjen.

Kjo është arsyeja që kjo aventurë duhet shmangur. Nëse deri dje, me marrëveshje apo pa marrëveshje, ka patur qëllim dëmtimin e PD, LSI, PDIU apo Ilir Metës dhe Presidencës, apo Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të pakontrolluar, apo institucioneve të tjera të pavarura, tani është duke shkatërruar Institucionin e Votës, mundësinë e vetme të votuesit në 4 vjet për të gjykuar çfarë ka bërë. Edhe sikur opozita të binte dakord sot, siç pretendon ai, pas takimit me dyer të mbyllura, ata që e përdorin votën për të kontrolluar qeverisjen, nuk mund ta pranojnë. Kjo është një çështje “përtej të majtës dhe të djathtës”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial analiza nga enton abilekaj edi rama takimi ne kp per listat e hapura analiza nga enton abilekaj edi rama takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll
Editorial 20 Korrik 2020, 07:47

Kina në kurs konfrontimi me SHBA

Mes SHBA dhe Kinës ka prej vitesh fërkime, por deklarata e fundit e ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo për grindjen territoriale në Detin Jugor Kinez e ...

Editorial 15 Korrik 2020, 18:27

Rama, një fund plot frikë

TIRANË- Atë që opozita e Lulzim Bashës nuk po arrinte ta krijonte dot, pra frymën e besimit në një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme, po ia mundëso...

Editorial 14 Korrik 2020, 17:26

Rruspat Teatrit , minat Demokracisë!

TIRANË- Në errësirën e natës së 17 Majit, rruspat e barbarisë i morën shpirtin Teatrit të Kombit duke mos përfillur as vullnetin e artistëve, qytetarëve, p...

Editorial 14 Korrik 2020, 10:56

Bursa, suksesi i radhës i Ministrisë së Qametit

Java e kaluar ishte e ngjeshur me ngjarje politike. Zëdhënësit e Qametit baltosen pa të drejtë projektin e rrugës Milot-Fier duke i hyrë në hak qeverisë që stër...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni