LIVE UPDATES
Politike

Kapja e 2.6 ton kanabis në Mal të Zi, reagon PD: Qeveria e Ramës, vetëm “qimen e bardhë ka ndërruar, por zakonin nuk e k

4 Nëntor 2020, 17:54 Nga DOSJA
Kapja e 2.6 ton kanabis në Mal të Zi, reagon PD: Qeveria e Ramës,

TIRANE– Partia Demokratike, ka reaguar pas kapjes së 2.6 ton kanabis mbrëmjen e djeshme në Podgoricë. Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat tha se kamioni kaloi në territorin shqiptar pa kontroll dhe sipas tij ky fakt tregon lidhje e qeverisë me krimin.

Alibeaj e quajt këtë ngjarje si një nga ” vitet e errëta 2014-2017 të qeverisë Rama kur vendi u shndërrua në plantacion gjigand droge”, ndërsa thekson se transporti i drogës ndodh para periudhave zgjedhore.

‘Qeveria e Ramës, vetëm “qimen e bardhë ka ndërruar, por zakonin nuk e ka harruar’-shprehet Alibeaj.

DEKLARATË E ENKELEJD ALIBEAJ

Media raportoi se dje, në Podgoricë, është kapur një sasi prej 2.6 ton lëndë narkotike. Kamioni së bashku me lëndën masive të drogës ka kaluar në gjithë territorin shqiptar, prej Kapshticës e deri në Han të Hotit. Pa u shqetësuar e pa i hyrë gjemb në këmbë. 2.6 ton lëndë narkotike janë kapur përtej kufirit shqiptar, në Mal të Zi. Kjo ngjarje risjell edhe një herë në kujtesën e shqiptarëve vitet e errëta 2014-2017 të qeverisë Rama kur vendi u shndërrua në plantacion gjigand droge e kur sasi të tilla masive përshkonin territorin shqiptar, vite kur policia shqiptare ishte bashkëpunëtore dhe mbështetja e këtij trafiku ishte deri në rangje qeveritare. Kjo ngjarje, e cila mbahet e fshehur nga qeveria, apo duke e kaluar me një njoftim të thatë, është provë e qartë, se qeveria e Ramës, vetëm “qimen e bardhë ka ndërruar, por zakonin nuk e ka harruar”. E njëjta papërgjeshmëri politike, i njëjti skenar bashkëpunimi me krimin, i njëjti skenar justifikues i policisë, sipas së cilës për drogën e kapur jashtë kufijve, që ishte gjeneruar apo kaluar nëpërmjet territorit shqiptar, kjo e fundit kishte kontribuar duke bashkëpunuar!

E në fakt ka edhe një rastësi tjetër: sasi të tilla çuditërisht si në atë kohë edhe tani, zbulohen para periudhave zgjedhore. Provë është fakti se lëvizjet e drejtueseve të policisë në këto ditë, nuk synojnë luftën ndaj krimit e drogës, e trafikut, por thjesht përgatitjen për mësymjen në zgjedhje! Kjo ngjarje, tregon në rastin më të mirë, se Policia e Shtetit është tërësisht e shpartalluar dhe se nuk ka kurrfarë kontrolli mbi territorin dhe mbi fenomenin kriminal të drogës që është plaga me e madhe që e ka bërë Shqipërinë të lëngojë nën qeverisjen Rama. Në rastin më të keq, atë që ka më shumë gjasë, tregon se policia është bashkëpunëtore me krimin. Rrugët, portet dhe dyert e kufijve të Shqipërisë janë të shkallmuara që droga të trafikohet në sasira kolosale. Në fakt është edhe njëra edhe tjetra. Policia e shtetit e rënë në duart e njerëzve që dallohen për bashkëpunimin me krimin dhe trafiqet, nga njëra anë e kanë shpartalluar me qellim atë, e nga ana tjetër, pasi e kanë paralizuar praktikisht, krerët e saj janë aksionerët kryesorë në trafikun e drogës. Ja pse qeveria e Ramës sot është tërësisht e refuzuar dhe pa asnjë besueshmëri për agjensitë lgjzbatuese partnere. Edhe sikur të marrim për të vërtetë versionin e Policisë së Shtetit në deklaratën e saj për shtyp, kur pohon se kamioni me ngarkesën e drogs ka hyrë nga Greqia e ka dalë në Mal të Zi, dhe se policia shqiptare nuk ka patur asnjë sinjalizim.

Në fakt, midis Greqisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, fatkeqësisht vendi i cili dallohet në këtë 8 vitet e fundit, në gjithë raportet ndërkombëtare si gjenerues i kanabisit, vend kultivues i tij, është Shqipëria.

Kjo është e vërteta e hidhur që Rama, i ka bërë vendit tonë, pasojat e së cilit janë duke i vuajtur shqiptarët. Kjo është një ndër arsyet se përse vendet e BE-së, qartësisht e vënë gishtin në plagë, teksa detyrohen të mos hapin dyert e integrimit. Krimi dhe trafiqet janë një nga produket e vetme “Made in Albania” të përcjella në Europë. Krime, trafiqe, pasiguri dhe strehë e ngrohtë për kriminelët është shndërruar ky vend nga Edi Rama. Ndaj, zgjidhja e vetme për shqiptarët dhe të ardhmen e Shqipërisë, është të reagojmë të gjithë së bashku me vote në 25 prill, për të larguar këtë regjim të krimit si e zeza më e madhe për ne, e që përditë e më shumë po shndërrohet si i tillë edhe për Europën. Në 25 prill, të izolojmë bandën në qeveri për të mos pranuar izolimin e vendit nga bota. Në 25 prill, të çlirohemi nga droga e nga bandat për një të ardhme europiane për vendin. Në 25 prill, të çlirojmë vendin nga krimi e t’i hapim rrugën sundimit të ligjit dhe prosperitetit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike droge ne podgorice enkeled alibeaj partia demokratike droge ne podgorice enkeled alibeaj partia demokratike

Sondazh

Poll
Politike 4 Nëntor 2020, 15:00

TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë sot në një farmaci në kryeqytet aty ku ka diskutuar me farmacistin në lidhje me çmimet që il...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni