Aktualitet

Kapiteni fiku radarët?! Shtohen misteret për turkun e zhdukur nga jahti luksoz, Mali i Zi: Yavuz ishte vetëm në bord

Në një letërporosi porti detar i Tivarit në Malin e Zi ka pohuar se shtetasi turk Sevgin Yavuz ishte regjistruar i vetëm në bordin e jahtit më datë 2 Shtator.
Featured image of article: Kapiteni fiku radarët?! Shtohen misteret për turkun e zhdukur nga jahti luksoz, Mali i Zi: Yavuz ishte vetëm në bord

TIRANË– Autoritetet e Malit të Zi janë përgjigjur për regjistrimin e fundit që është bërë tek ta në lidhje me itinerarin e jahtit luksoz që u gjet i braktisur në ujërat shqiptarë.

Në një letërporosi autoritetet malazeze të portit detar të Tivarit shprehen se shtetasi turk Sevgin Yavuz ishte regjistruar i vetëm në bordin e jahtit më datë 2 Shtator.

Bëhet fjalë për datën 2 shtator.

Jahti luksoz u gjet i braktisur disa ditë më parë në afërsi të portit të Durrësit nga një peshkarexhë, e cila më pas e rimorkoi deri në Shëngjin.

Mjeti u gjet i braktisur nga peshkatarët, por mbetet ende mister zhdukja e shtetasit turk, Sevgin Yavuz që sipas dëshmisë së pronarit Nemid Akyuz, ai ishte kapiteni.

Ajo që shton më tepër misteret është se mjeti lundrues nuk është diktuar nga radarët, ç’ka i bën autoritetet të mendojnë se mund të ketë qenë vetë Yavuz ai që ka fikur pajisjen.

Pronari Akyuz ka treguar se për herë të fundit ka folur me kapitenin më datë 6 shtator dhe se i ishte dukur mjaft mirë. Ai mohon pistën e mbytjes pasi shprehet se Yavuz ishte me mjaft eksperiencë.

Nga ana tjetër hetimet për fatin e turkut vijojnë. Nuk përjashtohet vetëvrasja.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment