SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
DURRES – Edhe kapiteni Etrit Berisha kanë dalë në konferencën zyrtare për mediat, një ditë para ndeshjes miqësore, që ekipi do të zhvillojë kundër përfaqësueses së Kosovës. “Gardiani” kuqezi Etrit Berisha, është shprehur, se atmosfera në skuadër është e mirë, pavarësisht mungesave në grup. Kapiteni foli edhe për mbrojtjen aktuale, të cilën e konsideron si më të mirën që ekipi ynë ka pasur ndonjëherë. Ndeshja kundër Kosovës thekson ai, nuk do të jetë e lehtë, duke qenë se është një ndeshje vëllazërore. Kapiteni Berisha, në konferencën për shtyp, iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve:
Sa mendoni se do ndikojë kjo pjesa e pandemisë te këto tre ndeshje?
Kjo situatë është thuajse për të gjithë njësoj. Ne jemi duke u përgatitur për këtë lojë dhe megjithëse mungesat që do i kemi tani, besoj që të gjithë ata lojtarë që kanë ardhur janë të vetëdijshëm për këtë gjë dhe me siguri që është më së miri kur i gjithë ekipi jep maksimumin dhe këto dy ndeshjet për ne janë fondamentale.
Si paraqitet atmosfera brenda ekipit dhe si e shihni përballjen me Kosovën?
Atmosfera gjithmonë është e mirë. Jemi bashkë që prej një kohe të gjatë. Tani kemi filluar përgatitjet dhe kanë ardhur të gjithë lojtarët, i gjithë ekipi është këtu. Besoj se ndeshja me Kosovën do të jetë një ndeshje e mirë edhe pse mendoj që është edhe pak e vështirë sepse kemi dy ndeshje që janë shumë të rëndësishme për ne dhe fokusi ynë është tek ato dy ndeshje.
Për një portier, reparti mbrojtës është shumë i rëndësishëm. Është kjo mbrojtja më e mirë që Shqipëria ka pasur?
Kemi një ndër mbrojtjet më të mira që kemi pasur edhe më herët dhe duke marrë parasysh që janë edhe djem të rinj. Mendoj që duke luajtur bashkë do komponohemi edhe më shumë dhe do bëjmë një mbrojtje edhe më të fortë. Jemi shumë të kënaqur me këtë dhe e kemi treguar edhe në ndeshjet e kaluara, duke pasur parasysh që kemi luajtur katër ndeshje dhe kemi pësuar vetëm një gol, dhe ai gol ishte një fatkeqësi ndoshta. Mbrojtja, i gjithë ekipi, jo vetëm mbrojtja ka bërë shumë mirë në fazën defensive.
Si është të motivohesh përpara ndeshjes me Kosovën, “vëllait të vogël”?
Nuk është e lehtë të them të drejtën. Por kur marrim parasysh që është vetëm një miqësore apo vëllazërore si i themi, gjërat janë më të qeta. Mirëpo nëse do kishim luajtur në ndonjë kualifikim apo në ndonjë ndeshje më të rëndësishme, gjë që edhe mund të ndodhë, për ne është shumë e vështirë. Unë e ndjej gjithmonë që është vendi im, si Kosova, si Shqipëria dhe gjithmonë kam shkuar me bindjen që dua t’i përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Dhe shpresoj që në të ardhmen të bëhet një ekip pasi duke marrë parasysh emrat që janë në Kosovë dhe në Shqipëri po të bëhej një ekip, do bëhej një ekip super dhe do kishin respektin dhe frikën e gjithë Evropa. Por fatkeqësisht, ndoshta gjendemi në një moment tjetër dhe duhet t’i shikojmë këto momente që i kemi tani dhe duhet ta luajmë këtë ndeshje si vëllazërore.
Kujt lojtari i druheni më shumë te Kosova?
Të them të drejtën, frikë nuk kam askënd. Unë mendoj që Kosova luan shumë mirë. Ka shumë individë të cilët kanë dëshirë ta kenë topin, kanë dëshirë që të luajnë futboll dhe nuk besoj që duhet të përqëndrohem vetëm te një lojtar, por tek i gjithë ekipi, pasi ka disa individë që janë të rrezikshëm.
Në miqësoren që kishim në Zyrih me Kosovën, kur ekipi drejtohej nga Panuçi, morën gjërat për keq. Sa mund të ndikojë një rezultat tjetër jo i mirë, në ndeshjet për Nations League, që janë shumë më të rëndësishme?
Nuk besoj se do ndikojë. Ajo ka qenë dhe një periudhë tjetër dhe kanë ndikuar shumë gjëra. Si në ekipin tonë dhe në atë të Kosovës. Mirëpo mendoj që ajo dhe kjo ndeshje do të jenë ndryshe. Fokusi ynë do të jetë te dy ndeshjet zyrtare.
Miqësorja me Kosovën do të luhet më 11 nëntor (nesër) në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Më pas, ekipi ynë do të luajë edhe dy ndeshje të tjera zyrtare, të vlefshme për Ligën e Kombeve, më 15 nëntor kundër Kazakistanit dhe 18 nëntor kundër Bjellorusisë, në stadiumin “Air Albania.
B.T (Dosja)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPIËRI-Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja shpjegoi në konferencën për shtyp, para miqësores me Kosovën, që ekzistojnë ende mundësitë që Kumbulla të vij...
TIRANE – Sot, futbolli shqiptar do të nisë një kampionat të ri, atë të Kategorisë Superiore U-21, një veprimtari thuajse e harruar prej dekadash të tëra. Për të...
ROMË-Shqipëria po bëhet gati për miqësoren e 11 nëntorit kundër Kosovës, por edhe për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë. ...
KAMERUN-Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit Samuel Eto’o, u përfshi në një aksident të rrezikshëm automobilistik në Kamerun, vendlindja e tij.39-vjeçar...
SPANJË-Ansu Fati, talenti i Barcelonës pritet të mungojë afërsisht katër muaj. Sulmuesi iu nënshtrua një operacioni në spitalin“Quirón”, në Barcelonë, për ...
LAÇ – Shkodrani Armando Cungu do të vazhdojë të jetë trajneri i Laçit, pavarësisht zërave për një largim të mundshëm të tij nga skuadra kurb...
TIRANE – Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, zyra e shtypit e FSHF-së ka bërë me dije ndryshimet e fundit në listën e Kombëtares. Për shkak të situatës kao...
TORINO– COVID-19 po shkakton probleme financiare në shumë skuadra evropiane. Pas Barcelonës, me borxhin që ka shkuar në 500 milionë euro, tani është rradh...
ANGLI-Shqipëria mund të presë ndeshjen Angli-Islandë. Kjo është ajo çfarë bën të ditur media prestigjoze “BBC”. Të mërkurën e ardhshme pritet të luhet nd...
SHBA-Mike Tyson vazhdon të tregojë histori nga e kaluara e tij. Ish-bokseri njihet si një person për bëmat e tij jashtë ringut,ndërsa në autobiografinë e tij të...