Editorial

Kapitalizmi po shkatërron Tokën. Pse na duhet një e drejtë e re njerëzore për brezat e ardhshëm

Ben Jennings mendon se kapitalizmi është një nga sistem më të pabarabarta pasi nuk ka marrë parasysh vjedhjen që një gjeneratë do i bëjë gjneratës që nuk ka lindur akoma. Në shikim të parë, kjo nuk duket sikur ndryshon gjë: neni i parë i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut thotë se "të gjitha qeniet njerëzore lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta". Por kjo deklaratë është thuajse e pakuptimtë, sepse nuk ka asgjë në deklaratë duke që tregon se një gjeneratë nuk duhet të vjedhë nga tjetra. Kjo fjali që mungon mund të dukej kështu: "Çdo brez do të ketë të drejtën e barabartë për gëzimin e pasurisë natyrore".
Featured image of article: Kapitalizmi po shkatërron Tokën. Pse na duhet një e drejtë e re njerëzore për brezat e ardhshëm
Përditësuar:

Njerëzit e rinj që po zbarkojnë në rrugë për goditjen e klimës kanë të drejtë, e ardhmja e tyre po iu vidhet.

Ekonomia është një mjedis në formë piramide, ku të gjitha përgjegjësitë dhe detyrimet që ka i hedh tek të rinjtë dhe te ata qe nuk kanë lindur akoma. Rritja ekonomike e kësaj periudhë varet nga vjedhja e e përgjithshme në të gjitha aspektet. Në zemër të kapitalizmit është një hamendësim shumë i madh dhe skarco- ti mund të zotërosh një sasi të resurseve të globit aq sa para të kesh për të blerë. Mund të blesh aq tokë, aq sipërfaqe atmosferike, aq shumë minerale, aq mish ose peshk sa mund ta përballosh, pa marrë parasysh se kush do dëmtohet nga dëshirat e tua. Nëse ke aftësi të paguash, mund të zotërosh male të tëra me asete. Mund të djegësh karburant sa të kesh dëshirë. Çdo pound ose dollar të siguron një të drejtë mbi shëndetin natyror të planetit.

Por pse? Cili parim, e drejtë barazon numrat në llogarinë tuaj bankare me të drejtën për të zotëruar strukturën e Tokës? Shumica e njerëzve që pyes shtangen nga kjo pyetje. Arsyetimi standard bazohet në Traktatin e Dytë të Qeverisë së John Locke, botuar më 1689. Aty thuhet se ti mund të fitosh një të drejtë për të zotëruar pasuri natyrore duke punuar në të: frutat që mbledh, mineralet që gërmoni dhe toka që do të bëhet pronë e juaja ekskluzive sepse ju keni punuar në atë tokë.

Ky argument u zhvillua nga juristi William Blackstone në shekullin e 18-të, librat e të cilit ishin me shumë influencë në Angli, Amerikë dhe gjetkë. Ai pretendoi se e drejta e njeriut për “sunduar’ mbi tokën u vendos nga personi që e punoi për herë të parë, për të prodhuar ushqim. Kjo e drejtë pastaj mund të shkëmbehej për para. Ky është arsyetimi themelor për skemën e madhe të piramidave. Dhe nuk ka kuptim.

Si për fillim, ai merr referencë një vit zero. Në këtë pikë arbitrare, një person mund të shkelë në një truall, të punojë në të dhe ta bëjë të vetën. Locke e përdori Amerikën si një shembull të një shteti të zbrazët në të cilën njerëzit mund të vendosnin të drejtat e tyre. Por toka (siç e pranoi Blackstone) u bë një aset i papërdorur vetëm përmes shfarosjes së atyre që jetonin atje.

Jo vetëm që kolonizuesi mund të fshinte të gjitha të drejtat e mëparshme, ai gjithashtu do të fshinte të gjitha të drejtat e të ardhmes. Duke punuar tokën njëher, ti dhe pasardhësit bëheni pronar të përjetshëm derisa të vendosni ta shisni. Në këtë mënyrë ndalohet që një person tjetër i cili do të punojë në tokë ashtu si i pari të bëhet pronar i atij trualli.

Më keq akoma, sipas Locke, “puna juaj” përfshin edhe punën e atyre që punojnë për ju. Po pse njerëzit që kryejnë punën të mos jenë ata që fitojnë të drejtat? Është e mëse e dukshme vetëm kur e kuptoni që me “njeri”, Locke nuk nënkuptonte të gjithë njerëzimin, por vetëm burrat europianë. Ata që punonin për ta nuk kishin të drejta të tilla. Kjo do të thotë se në fund të shekullit të 17-të,  pronësitë e sipërfaqeve të mëdha të tokës mund të justifikoheshin, vetëm nga pronësia e skllevërve. Padyshim, Locke prodhoi gjithashtu një ligj për të drejtat njerëzore të skllavopronarëve.

Edhe në qoftë se kundërshtimet ndaj kësaj disi mund të hiqen, çfarë ka të bëjë me punën që është kaq magjike që i kthen gjërat që prek në pronë private? Pse të mos e vendosni të drejtën tuaj për pasuri natyrore, duke pshurrur në të? Argumentet që mbrojnë sistemin tonë ekonomik janë të buta dhe të papërshtatshme. Kur ti hiqni do e shihni se e gjithë struktura është e bazuar në plaçkitje: plaçkitje nga njerëzit e tjerë, grabitje nga kombet e tjera dhe plaçkitje nga e ardhmja.

Megjithatë, për shkak të këtyre absurditeteve, të pasurit i japin vetes të drejtën për të blerë pasuri natyrore në të cilën varen të tjerët. Locke paralajmëroi se rregulli i tij punon vetëm nëse “ka mjaft, dhe aq mjaftueshëm sa të mbetet edhe për të tjerët”. Sot, pavarësisht nëse jeni duke folur për tokën, atmosferën, sistemet e jetesës, shtresat e pasura të mineraleve ose forma të tjera të pasurisë natyrore, është e qartë se nuk është “e mjaftueshme dhe e mirë” për të tjerët. Çdo gjë që marrim për veten e blejmë nga dikush tjetër.

Pra, çfarë duhet të zërë vendin e këtij rregulli? Më duket se parimi themelues i çdo sistemi të drejtë është që ata që nuk kanë lindur akoma, kur të lindin, të kenë të njëjtat të drejta si ata që janë të gjallë sot. Në shikim të parë, kjo nuk duket sikur ndryshon gjë: neni i parë i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut thotë se “të gjitha qeniet njerëzore lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta”. Por kjo deklaratë është thuajse e pakuptimtë, sepse nuk ka asgjë në të që tregon se një gjeneratë nuk duhet të vjedhë nga tjetra. Kjo fjali që mungon mund të dukej kështu: “Çdo brez do të ketë të drejtën e barabartë për gëzimin e pasurisë natyrore”.

Ky parim është vështirë të diskutohet, por duket se ndryshon gjithçka. Menjëherë, na tregon se asnjë burim i rinovueshëm nuk duhet të përdoret përtej normës. Asnjë burim i paripërtëritshëm që nuk mund të riciklohet plotësisht dhe të ripërdoret s’duhet të përdoret. Kjo çon në mënyrë të pashmangshme drejt dy ndërrimeve kryesore: një ekonomi rrethore nga e cila materialet kurrë nuk humbasin; dhe fundin e djegies së karburanteve fosile.

Por, çfarë lidhje ka me Tokën? Në këtë botë me popullsi të dendur, të gjithë tokat me pronar domosdoshmërisht përjashtojnë të drejtën e pronës të të tjerëve. Artikulli 17 i Deklaratës Universale është vetë-kontradiktor. Aty thuhet, “Gjithkush ka të drejtën e pronës”. Por, për shkak se nuk vendos asnjë kufizim për sasinë që një person mund të posedojë, kjo siguron që nuk do ketë prona për të gjithë.

Do ta ndryshoja në këtë: “Secili ka të drejtën e përdorimit të pronës pa cenuar të drejtat e të tjerëve për të përdorur pronën”. Ndryshimi është që të gjithë ata që lindin sot do të fitojnë një të drejtë të barabartë të përdorimit, ose do të duhet të kompensohen për përjashtimin e tyre. Një mënyrë për të zbatuar këtë është përmes taksave të larta të tokës, të paguara në një fond të pasurisë sovrane. Do të ndryshonte dhe do të kufizonte konceptin e pronësisë dhe do të siguronte që ekonomitë të priren drejt shpërndarjes, në vend të përqendrimit.

Këto sugjerime të thjeshta ngrenë një mijë pyetje. Nuk i kam të gjitha përgjigjet. Por çështje të tilla duhet të jenë subjekt i bisedave kudo në botë. Parandalimi i shkatërrimit të mjedisit dhe kolapsit të sistemit nënkupton përballjen me  besimet më të thella dhe më të pa ekzaminuara që ne kemi.

Marrë dhe përshtatur nga The Guardian.

B.N/dosja.al

Shto Koment