Aktualitet

Kapet me pistoletë gati për zjarr, 40-vjeçari nga Tropoja gënjen policinë angleze: Jam grek! Përkthyesi i bën gjëmën

Shqiptari pretendonte se ishte shtetas grek pasi mbante emrin, Christos Papadimitriou. Ai u ndalua nga policia teksa qëndronte në timonin e një mjeti tip “BMW X3”, më 7 Prill të vitit të shkuar. Efektivët i thanë efektivit që të dilte nga makina duke e pyetur nëse kishte ndonjë armë me vete.
Featured image of article: Kapet me pistoletë gati për zjarr, 40-vjeçari nga Tropoja gënjen policinë angleze: Jam grek! Përkthyesi i bën gjëmën Aleksander Dedukaj

BRITANI E MADHE- Një shqiptar është arrestuar në Angli pasi është kapur me një armë zjarri, me silenciator e me plumb brenda gati për të qëlluar, të cilën e kishte fshehur në pallton e tij.

Shqiptari pretendonte se ishte shtetas grek pasi mbante emrin, Christos Papadimitriou. Ai u ndalua nga policia teksa qëndronte në timonin e një mjeti tip “BMW X3”, më 7 Prill të vitit të shkuar. Efektivët i thanë efektivit që të dilte nga makina duke e pyetur nëse kishte ndonjë armë me vete.

Me ironi shqiptari tha:”Në dorën time”. Megjithatë gjatë kontrollit të trupit, u gjet edhe arma e vendosur pas bërrylit të majtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Momentin e arrestimit nga policia  angleze shqiptari tha se quhej Christos Papadimitriou dhe ishte nga Greqia, gënjeshtër që iu zbulua deri në momentin kur nga hetuesit u kërkua një përkthyer grek. Por shqiptari nuk dinte asnjë fjalë dhe u përgjigj vetëm me: No comment! Kaq ka mjaftuar për policinë për të zhvilluar hetime të mëtejshme, duke zbuluar se ai ishte 40-vjeçari nga Tropoja Aleksander Dedukaj, i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 5 vite burg për trafik lëndësh narkotike në Shqipëri.

40-vjeçari është dënuar me 6 vite burg në Britani, megjithatë po shqyrtohet edhe mundësia për një ekstradim drejt Shqipërisë.

(k.m/dosja.al)

2 Komente në “Kapet me pistoletë gati për zjarr, 40-vjeçari nga Tropoja gënjen policinë angleze: Jam grek! Përkthyesi i bën gjëmën

  1. Nuk eshte Tropojan ju o media,ai eshte Pukjan dhe eshte vellai im

  2. E din gjuhen Greke njesoj siq e di Greku

Shto Koment