Aktualitet

Kapet me fara kanabisi gati për kultivim, arrestohet 26-vjeçari në Lazarat

Në pranga ka rënë F.Gj., 26 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.
Featured image of article: Kapet me fara kanabisi gati për kultivim, arrestohet 26-vjeçari në Lazarat Foto ilustruese

GJIROKASTËR– Një 26-vjeçar është arrestuar në Lazarat, pasi u kap me lëndë narkotike dhe fara të dyshuara si kanabis.

Në pranga ka rënë F.Gj., 26 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit në banesën e tij gjetën dhe sekuestruan rreth 500 gr  lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa  dhe një sasi fara të dyshuara të bimës cannabis sativa.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen  lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa  dhe fara të dyshuara të bimës narkotike cannabis sativa.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin: F.Gj., 26 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi F. Gj. dispononte lëndë narkotike, organizuan punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij gjetën dhe sekuestruan rreth 500 gr  lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa  dhe një sasi fara të dyshuara të bimës cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment