
GREQI- Një 29 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në Selanik. Pas arrestimit, shqiptarit i janë sekustruar 4 pako me 27 kg e 246 gram marijuanë.
Operacioni është zhvilluar në një banesë në Nikopoli, ku edhe u sekuestrua droga. Ndërkohë, policia greke bën me dije se 29 vjeçari shqiptar rezultonte me qëndrim të parregullt në Greqi, pasi nuk kishte dokumente.
(a.m/dosja.al)