Aktualitet

Kapen me drogë dhe pa patentë/ Arrestohen 8 persona në Tiranë, në telashe dhe një vajzë

Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona për vepra të ndryshme penale.
Featured image of article: Kapen me drogë dhe pa patentë/ Arrestohen 8 persona në Tiranë, në telashe dhe një vajzë

TIRANË- Gjatë orëve të fundit Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona për vepra të ndryshme penale. Policia njofton janë arrestuar K. H., 36 vjeç dhe proceduar penalisht shtetasen L. R., 30 vjeç, pasi ka kapur me 11 gradë heroinë. Po kështu, janë arrestuar  E. M., 23 vjeç , G. R., 18 vjeç ,S. G., 29 vjeç, E. K., 25 vjeç,  L. H., 36 vjeç,dhe K. L., 18 vjeç.  Këta të fundit akuzohen për vjedhje, kanë shkaktuar aksidente dhe kanë drejtuar makinat në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë: 

Bien në prangat e Policisë 8 shtetas dhe u procedua penalisht 1 shtetase, për vepra të ndryshme penale. Sekuestrohen lëndë narkotike dhe një armë e ftohtë. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin K. H., 36 vjeç dhe proceduar penalisht shtetasen L. R., 30 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja”, gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve Policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 11 gr. lëndë narkotike heroinë, e ndarë në doza gati për shitje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 23 vjeç dhe shpallja në kërkim e shtetasit E. N., 27 vjeç, pasi gjatë natës, në rrugën “Fatmir Haxhiu”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit G. B. dhe biçikletën e shtetasit A. Th.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. R., 18 vjeç, pasi në rrugën “Gaqo Tashko”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjatë kontrollit në mjet u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë hekuri që shërben si përforcues grushti.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 29 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse gjatë natës, në fshatin Valias i Vjetër, ka tentuar të vjedhë në ambulancën mjekësore të fshatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. B., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore tek mbikalimi Harizaj-Lekaj, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasen T. L. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: • E. K., 25 vjeç dhe L. H., 36 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse; • K. L., 18 vjeç, pasi ditën e djeshme, te Bulevardi Blu, ka aksidentuar shtetasin R. M., këmbësor, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Shto Koment