Aktualitet

Sekuestrohen 65 kg kanabis në një garazh në Lushnje, arrestohet 28- vjeçari nga Bulqiza, në kërkim një tjetër

Policia ka arretuar 28-vjeçarin me iniciale N.Ç dhe ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin me inciale B.O. Ndërkohë, janë sekuestruar 65 kg kanabis.
Featured image of article: Sekuestrohen 65 kg kanabis në një garazh në Lushnje, arrestohet 28- vjeçari nga Bulqiza, në kërkim një tjetër Foto ilustruese
Përditësuar:

LUSHNJE- Policia e Lushnjes ka arrestuar 28-vjeçarin me iniciale N.Ç dhe ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin me inciale B.O, pasi akuzohen për kultivim droge. Uniformat blu bëjnë me dije se në një garazh që dy personat kishin marrë me qira në fshatin Savër, u gjetën 65 kg kanabis sattiva dhe bimë narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast i tentativës së kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Shtegtimi”. Sekuestrohen 65 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe bimë narkotike. Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Shtegtimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

N. Ç., 28 vjeç, banues në Bulqizë.

Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit B. O., 45 vjeç, banues në Bulqizë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë kontrollit në kushtet e flagrancës në fshatin Savër, Lushnjë, në një ambient të marrë me qira nga këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 65 kg cannabis sativa.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u ndalua shtetasi E. V., 49 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi është autori i dyshuar i tentativës së kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Fermë Çlirim, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment