Aktualitet

Kapen 15 klandestinë në Tepelenë, 3 prej tyre nisen me urgjencë drejt spitalit, kishin probleme shëndetësore

Kapen 15 klandestinë në Tepelenë. Mësohet se 3 prej tyre po marrin mjekim në spital, pasi kishin probleme shëndetësore.
Featured image of article: Kapen 15 klandestinë në Tepelenë, 3 prej tyre nisen me urgjencë drejt spitalit, kishin probleme shëndetësore Foto ilustruese

TEPELENË– Ditën e djeshme, Policia e Tepelenës ka kapur 15 klandestinë kurd. Mësohet se emigrantët kishin hyrë në tokën shqiptare në mënyrë ilegale dhe kishin si synim vendet e Bashkimit Euopian. Ata u kapën në fshatin Luzat, teska ishin duke ecur në këmbë. Emigrantët nuk kishin asnjë shoqërues shqiptar.

Ndërkohë, 3 nga 15 emigrantët janë dërguar me urgjencë në  spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër, pasi kishin probleme shëndetësore. Ndërsa emigrantët e tjerë  janë shoqëruar në komisariat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Emigrantët e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të shkuar drejt vendeve të BE-së, për një jetë më të mirë. Ata paguajnë trafikantët shqiptarë, për të kaluar kufurin. Policia e Shtetit prej disa muajsh vijon aksionon “Perimetri”, ku deri më tani janë kapur me qindra klandestinë dhe janë arrestuar shumë trafikantë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment