Aktualitet

Kapen 11 mijë euro false në autobusin Shqipëri-Itali, dy shoferët në hetim

Gjatë kontrollit të policisë kufitare janë gjetur 220 kartëmonedha të falsifikuar me prerje 50 euro.
Featured image of article: Kapen 11 mijë euro false në autobusin Shqipëri-Itali, dy shoferët në hetim Eurot e sekuestruara nga policia italiane

ITALI- Autoritetet doganore italiane kanë sekuestruar 220 kartëmonedha false me prerje 50 euro në një autobus të linjës Shqipëri-Itali.

Sipas raportimit të medieve italiane, autobusi ishte nisur nga porti i Durrësit e ka mbërritur gjatë mbrëmjes së djeshme në portin e Barit.

Gjatë kontrollit të policisë kufitare janë gjetur 220 kartëmonedha të falsifikuar me prerje 50 euro.

Dy shoferët e autobusit, shtetas shqiptarë, përktësisht të moshës 63 e 37 vjeç, janë denoncuar dhe vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Autoritetet italiane kanë nisur një proces hetimor për të zbardhur kanalin e prejardhjes së kartëmonedhave si dhe të destinacionin e tyre në treg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shuma e kartëmonedha false është 11 mijë euro. Kartëmonedha nuk kanë fillin e filigramës e pllakën holografike.

Dy shqiptarët nën hetim nuk janë të skeduar nga autoritetet italiane.

Kujtojmë se pak ditë më parë dy shoferë të tjerë shqiptarë të linjës së autobusit Shqipëri-Itali u kapën ndërsa transportonin 196 karta identiteti të vjedhura kohë më parë nga një zyrë e gjendjes civile në një komunë italiane.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment