
ITALI – “Juventus po kthehet, ata po gjejnë identitetin dhe kanë më pak probleme me lojën”, – ka deklaruar Fabio Kapolo, ish-trajneri i shquar i Juves në radio “Anch’io la sport”, i cili është shprehur se Kristiano Ronaldo dhe shokëve të tij të skuadrës së “Zonjës së Vjetër” janë rikthyer në luftën për titullin e kampionatit.
“Skuadra po kupton se çfarë dëshiron Pirlo, – ka shtuar Kapelo. – Ata do të përpiqen të rikuperojnë me Napolin dhe mbi të gjitha të fitojnë ndeshjen kundër Interit, e cila mbetet e preferuara ime. Juvja ka skuadrën më të mirë dhe mund të jetë më e freskët në çdo kohë”,- ai shtoi. – Dhe mbi të gjitha, pavarësisht mungesës së Kristiano Ronaldos. Në ndeshjen Roma-Inter, pashë dy ekipe konkurruese për kampionatin,”– është shprehur ish-trajneri i njohur Fabio Kapelo.
B.T (Dosja.al)