Aktualitet

“Kap ç’a të kapësh”, Rama vjedh shprehjen e bankierit të vrarë Artan Santo, i ndjeri stampoi bluza nga fiksimi me KÇK

Teksa mbajti fjalën e tij, Rama u shpreh se duhet të ngrihet ‘steka’ dhe të priten të gjitha fijet e krimit, pasi sipas kryeministrit ata që ndodhen në burg e bëjnë të gjithë Hollivudin që ndodh jashtë.
Featured image of article: “Kap ç’a të kapësh”, Rama vjedh shprehjen e bankierit të vrarë Artan Santo, i ndjeri stampoi bluza nga fiksimi me KÇK Kryeministri Edi Rama dhe bankieri Artan Santo

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme në seancën plenare në Kuvend se ka ardhur koha për nismë special KÇK (kap ç’a të kapësh) për të fortët që dalin nga burgu dhe shkojnë në bllok me makina.

Teksa mbajti fjalën e tij, Rama u shpreh se duhet të ngrihet ‘steka’ dhe të priten të gjitha fijet e krimit, pasi sipas kryeministrit ata që ndodhen në burg e bëjnë të gjithë Hollivudin që ndodh jashtë.

Por ku është huazuar shprehja KÇK (kap ç’a të kapësh)?

Dosja.al ka mësuar se kjo shprehje është huazuar nga i ndjeri Artan Santo, bankieri që u ekzekutua në një atentat mafioz në vitin 2014 nga disa persona ende të paidentifikuar.

Santo ishte njëherazi bashkëpronar i kompanisë mediaktike ‘Fokus Grup’, dhe përdorte gjithmonë shprehjen ‘kap ç’a t’kapësh’ mes miqve të tij. Madje bankieri që u vra barbarisht në një pritë para zyrave të tij në Bankën Credins, në qendër të ish- bllokut në kryeqytet, kishte arritur të bënte edhe bluza që mbanin të stampuar shprehjen që përdori kryeministri sot në foltoren e Kuvendit, shkurt KÇK.

Ngjarja e bujshme e ndodhur më 26 Qershor 2014 ka mbetur akoma në dosjet e Hetimit policor, pa asnjë autor.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment