AktualitetPolitike

Kaosi për bukë tek njësia 1, Veliaj bën deklaratën EPIKE: Tipikisht për 2 javë kaq do konsumoni, mos ejani për koli prapë, spekulantë! Ju njoh mirë!

  • Qytetarët mblidhen për bukë: Iu japim fëmijëve ujë me sherbet.
  • Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se ai vetë është në terren, nëpër kamione duke i shpërndarë vetë ndihmat.
    Featured image of article: Kaosi për bukë tek njësia 1, Veliaj bën deklaratën EPIKE: Tipikisht për 2 javë kaq do konsumoni, mos ejani për koli prapë, spekulantë! Ju njoh mirë! Erion Veliaj

    TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar situatën e krijuar paraditen e sotme në njësinë bashkiake numër 1, lidhur me shpërndarjen e ndihmave. Në një lidhje telefonike për ABC News, Veliaj tha se çdo ditë vijon shëprndarja e ndihmave, ku dhe ai vetë është me gjithë ekipin e bashkisë në terren pranë njerëzve në nevojë. 

    Veliaj tha se Bashkia e ka shpërndarë ndihmën që duhet, por janë disa spekulantë që regjistrojnë emrin për të marrë pako kur i kanë marrë njëherë ato, të matura nga bashkia. 

    “Ky nuk është një moment për të kapur çfarë të kapësh. Por është dhe një moment për të qenë i logjikshëm, nëse bashkia të ka sjellë atë që tipikisht konsumohet për dy javë, ti nuk mund të thuash më mbaroi dhe të vish nesër për të kapur kolinë tjetër. Bashkia i ka listat, rrini në shtëpi t’ju ndihmojmë. Çdo gjë verifikohet. Nëse një njeri ështe spekulant dhe regjiston emrin për ndihma, më vjen keq, kjo është për njerëzit në nevojë, njerëzit e papunë, pensionistë, nënat me shumë fëmijë. Ta bëjmë këtë punë saktë dhe me verifikim. Momentalisht kemi shkuar në shifrën 6700 familje në gjithë territorin e bashkisë së Tiranës”, u shpreh kreu i Bashkisë teksa sqaroi se paralelisht në terren janë dhe qindra punonjës dhe vullnetarë që kujdesen për ilaçet dhe pazaret e të moshuarve apo atyre të vetmuar.

    Veliaj gjithashtu tha theksoi se edhe në njësinë Nr. 1, familjet e komunitetit rom do të duhet të presin pranë banesave të tyre, ku do jenë punonjësit e Bashkisë që do çojnë ushqime, siç kanë bërë gjatë këtyre ditëve.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Jam në zonën e Vaqarrit, ku prioritet kemi familjet që janë në çadër ose kontentier prej situatës së tërmetit, pensionistët e vetmuar dhe familjet që janë në listat e ndihmës ekonomike. Për listat që ju i referoheni, që jane në njësinë nr 1, pranë banesave sociale në Shkozë dhe për komunitetin rom, ne kemi një listë të emrave të gjithë banorëve të komunitetit rom, siç i kemi bërë me shtëpi, siç i kemi dhënë ndihmë ekonomike, siç u kemi gjetur punë një pjese të madhe, siç i kemi ndihmuar në përmbytje, edhe ndihmat u shkojnë njerëzve në shtëpi. Ne nuk duam që shpërndarja e ndihmave të kthehet në një burim infeksioni dhe për sa kohë vetë kryetari i bashkisë është vetë në terren duke shpërndarë ndihma, është një mënyrë për të kuptuar se ndihmat do shkojnë te njerëzit dhe jo njerëzit te ndihma. Nuk shikoj asnjë arsye pse 26 njësi të Tiranës e kanë kuptuar këtë dhe nuk e kupton vetëm njësia 1”, tha Veliaj.

    Mëngjesin e sotëm tek njësia nr.1 qytetarët: të moshuar, me aftësi të kufizuara, të sapoliruar nga burgu dhe të reja kanë zënë radhë për të marrë ndihmat duke pasur edhe përplasje me punonjësen e bashkisë. Në grumbullimin e tyre as që bëhej fjalë për të respektuar masat e sigurisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. 

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment