Politike

Kaosi në kufi, PD: Është një krizë humanitare e shkaktuar nga paaftësia e qeverisë për të testuar, e turpshme që Rama e ministrat vijojnë pushimet

VIDEO
Vokshi shprehet se kriza është krijuar nga paaftësia dhe papërgjegjshmëria e qeverisë, e cila nuk testoi vazhdimisht për parandalimin e përhapjes së virusit.
Featured image of article: Kaosi në kufi, PD: Është një krizë humanitare e shkaktuar nga paaftësia e qeverisë për të testuar, e turpshme që Rama e ministrat vijojnë pushimet Radha në Kakavijë dhe Albana Vokshi

TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetes, Albana Vokshi, ka reaguar për situatën që po vijon prej 5 ditësh në Kakavijë dhe Kapshticë. Në një deklaratë nga selia blu, Vokshi shprehet se kriza është krijuar nga paaftësia dhe papërgjegjshmëria e qeverisë, e cila nuk testoi vazhdimisht për parandalimin e përhapjes së virusit.

Sipas ish-deputetes, është e turpshme që as Edi Rama dhe asnjë nga ministrat e tij nuk ndërprenë pushimet, por vazhdojnë të relaksohen në resortet dhe vilat luksoze të bregut sipas një axhende që nuk ka asnjë lidhje me interesin e qytetarëve.

“Shqetësimi ynë i parë sot është për të gjithë ata shqiptarë që po torturohen dhe rraskapiten prej 5 ditësh në kufi, pa ujë pa ushqime, pa shërbime shëndetësore, ku është krijuar një krizë e vërtetë humanitare. Është një krizë që tregon dështimin e qeverisë për të komunikuar me qytetarët e vet në këtë kohë kaq delikate dhe të rrezikshme për shëndetin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është krizë e  krijuar nga paaftësia dhe papërgjegjshmëria e kësaj qeverie, e cila nuk testoi dhe vazhdon të mos testojë masivisht për parandalimin e përhapjes së virusit. Është e turpshme që as Edi Rama dhe asnjë nga ministrat e tij nuk ndërprenë pushimet, por vazhdojnë të relaksohen në resortet dhe vilat luksoze të bregut sipas një axhende që nuk ka asnjë lidhje me interesin e qytetarëve”, shprehet zyrtarja e PD.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur në Kakavijë dhe Kapshticë vijojnë të qëndrojnë mijëra qytetarë në radhë. Në këto dy pika vijon kaosi, ku në Kapshticë është bllokuar puna, ndërsa në Kakavijë vijon, pas protestave të shumta nga qytetarët.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment