Politike

Kaosi në Kakavijë, zv. ministri i Jashtëm: Greqia gati të heq tamponin, testi do bëhet me kampion

Tare është shprehur se testi nga pala greke do të bëhet me kampionim, 1 ne 10 dhe jo më për të gjithë qytetarët.
Featured image of article: Kaosi në Kakavijë, zv. ministri i Jashtëm: Greqia gati të heq tamponin, testi do bëhet me kampion Radha në Kakavijë dhe zv.ministri Agron Tare

TIRANË- Zëvendës ministri i Jashtëm, Agron Tare, ka treguar negociatat e fundit që janë bërë me palën greke për lehtësimin e situatës në Kakavijë. Në një intervistë në Report Tv, Tare është shprehur se testi nga pala greke do të bëhet me kampionim, 1 ne 10 dhe jo më për të gjithë qytetarët.

Në këto momente është hapur kufiri dhe po kalojnë qytetarë, se ishte bllokuar. Kjo situatë është në të gjithë botën, janë kushte të sigurisë, jo se grekët kanë bllokuar. Ministria e Brendshme greke është në debat me ministrinë e Brendshme për të lehtësuar kalimin e udhëtarëve në Kakavijë. Deri tani ka qenë e bllokuar, se mjekët grek kanë pasur probleme, logjistike dhe materiale, nuk kanë pasur tamponë.

Tani do hapet, do kalojnë me tampon, po diskutohet që të hiqet tamponi dhe ta bëjnë me kampion, jo të gjithë, por disa do e bëjnë. Që t’ua bëj më të thjeshtë, nëse kalojmë 100 makina, 10 qytetarë mund t’u bëhet tamponi, të tjerëve jo. Kjo situatë do jetë nga sot, pastaj në varësi të shifrave do shihet, se mund të mbyllet fare kufiri nëse ka raste të reja shumë“, tha Tare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reagimi i Tares vjen në një kohë kur në pikën kufitare të Kakavijës, situata është bërë shumë alarmante. Vargu i makinave ka arritur deri në Jorgucat, në një distance rreth 20 kilometra që nga pika kufitare. Qytetarët po qëndrojnë mes diellit dhe nuk dihet se kur mund të kalojnë kufirin.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment