Aktualitet

Kaosi në Kakavijë/ MEPJ: Udhëtarët nuk po i vonon policia, por bërja e tamponëve, në Kapshticë puna vijon normalisht

Ministria e Punëve të Jashtme sqaron se vonesat nuk janë shkaruar nga policia, po prej autoriteteve shëndetësore. Ndërkohë, nuk jep asnjë zgjidhje për situatën.
Featured image of article: Kaosi në Kakavijë/ MEPJ: Udhëtarët nuk po i vonon policia, por bërja e tamponëve, në Kapshticë puna vijon normalisht Foto nga radha e makinave në këtë pikë kufitare

TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punëve të Jashtme ka reaguar për kaosin e krijuar në pikën Kufitare të Kakavijës. Në një prononcim për Abc News, Ministria e Jashtme shpjegon se kanë kontaktuar me palën greke dhe është konstatuar se vonesat nuk shkaktohen nga policia, po prej autoriteteve shëndetësore. Më tej, ministria thekson se puna vijon normalisht në pikën kufitare të Kapshticës.

“Është realizuar takim me drejtues të palës greke dhe theksojmë se problemi në lëvizje nuk krijohet nga autoritetet policore greke apo ato doganore, por nga autoritetet shëndetësore në Pikën e Kalimit Kufitar të palës greke. Teksa në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, puna vijon normalisht.Në Pika Kufitare të tjera, pala Greke nuk kryen procedura hyrje/dalje, për mjete dhe shtetas, por procedon vetëm raste urgjente”, thuhet në përgjigjen e ministrisë. Po kështu, MPJ bën me dije se gjatë ditëve të fundit kalimi lejohet vetëm në orarin 06:00 deri 22:00 ora shqiptare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur në pikën kufitare të Kakavijës, situata është bërë shumë alarmante. Vargu i makinave ka arritur deri në Jorgucat, në një distance rreth 20 kilometra që nga pika kufitare. Qytetarët po qëndrojnë mes diellit dhe nuk dihet se kur mund të kalojnë kufirin.

J.V/Dosja.al

Shto Koment