TIRANË– Situata në spitalin Shefqet Ndroqi është e rëndë. Siç edhe mjeku Dritan Koçiaj denoncoi më herët, në radhë qëndrojnë autoambulancat ku iu jepet ndihma mjekësore qytetarëve që kanë nevojë për oksigjen.
Pavarësisht se kanë kaluar disa orë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë për situatën në të tri spitalet COVID, apo masat që po merren, një lajm i mirë është zbuluar se spitali COVID4 do të hapet javën e ardshme… Por çfarë po ndodh brenda rrethimit të Shefqet Ndroqit?
Në pamjet e dala në media, një moment i trishtë është ky që po shihni në këtë foto, kur kjo grua kërkon me sy të afërmin e saj, për të parë gjendjen e tij.

Ndërkohë që prej orësh, para Sanatoriumit ndodhen disa autoambulanca.

Për më shumë ndiqni pamjet:
(F.g/dosja.al)