
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Tiranë në “Rrugën e Durrësit”, ku mësohet se katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se nuk ka të lënduar rëndë, por katër persona kanë marrë dëmtime të lehta, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.

Siç edhe mund të shihet nga fotot dëmet në makinë janë të mëdha, pasi mjetet kanë pasur një përplasje të madhe me njera-tjetrën.
Aksidenti ka shkaktuar kaos në lëvizjen e mjeteve në këtë aks të rëndësishëm sidomos në orët e para të mëngjesit ku qarkullimi është më i dendur.
Ndërkohë në vednin e ngjarjes ka mbërritur Policia, e cila po mundohet të normalizojë trafikun dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.
(A.B. Dosja.al)