Rajoni

Kaos në Itali/ Shtohen rastet e pacientëve me Covid në spitale, tejkalohet pragu për vendet e kujdesit intensiv

Sipas dekretit të Ministrit të Shëndetësisë, pragu i alarmit për vendet e kujdesit intensiv të zëna nga pacientët me COVID është vendosur të jetë 30 %.
Featured image of article: Kaos në Itali/ Shtohen rastet e pacientëve me Covid në spitale, tejkalohet pragu për vendet e kujdesit intensiv Covid

ITALI– Gjendja në Itali në lidhje me pandeminë Covid është në kaos për shkak të numrit të lartë të pacientëve që duan të shtrohen në spitale. Pas progresit të javëve të fundit, numri i rajoneve që tejkalojnë pragun e alarmit për vendet e zënë nga pacientët COVID-19 në kujdesin intensiv është rritur sërish, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Shëndetësore Rajonale (Agenas).

“Në fakt, mesatarja kombëtare është 30 %, por nëntë rajone e tejkalojnë këtë prag me 40 %”, sipas Agenas.

Sipas dekretit të Ministrit të Shëndetësisë, pragu i alarmit për vendet e kujdesit intensiv të zëna nga pacientët me COVID është vendosur të jetë 30 %.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rajonet ku tejkalohet ky prag janë: Emilia Romagna (31%), Friuli Venezia Giulia (35%), Lazio (32%), Lombardia (38%), Piemonte (31%), Provinca Autonome e Bolzanos (35%) ), Provinca Autonome e Trentos (50%), Pulias (33%) dhe Venetos (37%).

(a.b)/dosja.al

Shto Koment