Aktualitet

KAOS në Hanin e Hotit/ Drejtoria Rajonale e Kufirit Dhe Migracionit: Mund të hyni në Mal të Zi vetëm duke plotësuar kushtet

Duke filluar nga dita e sotme (15 shtator 2021), çdo shtetas që do të hyjë në territorin e Malit të Zi duhet të paraqesë një nga dëshmitë e mëposhtme:
Featured image of article: KAOS në Hanin e Hotit/ Drejtoria Rajonale e Kufirit Dhe Migracionit: Mund të hyni në Mal të Zi vetëm duke plotësuar kushtet Foto ilustruese

SHKODËR– Drejtoria Rajonale e Kufirit Dhe Migracionit Shkodër ka reaguar pasi Mali i Zi ka ndaluar për dy ditë me radhë kalimin e punëtorëve ditorë shqiptarë pas dyshimeve se kanë falsifikuar testet negative të Covid-19. Duke filluar nga dita e sotme (15 shtator 2021), çdo shtetas që do të hyjë në territorin e Malit të Zi duhet të paraqesë një nga dëshmitë e mëposhtme:

1-Test RT-PCR për SARS-COV2;

2-Tampon negativ (vlefshmëria jo më shumë se 72 orë);

3-Certifikatë vaksinimi me të dy dozat;

2-Test serologjik që vërteton se ke kaluar COV2, në një afat brenda 180 ditësh.

Ndër të tjera ka vendosur që të njihen vetëm testet e lëshuara nga laboratorët e subjekteve si më poshtë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

1-American Hospital, 2-Intermedica Center, 3-Genius Lab, 4-German Hospital, 5-Biocheck Diagnostic, 6-Salus Tirana, 7-Noval Diagnostic, 8-Pegasus Med,9-Clinical Cambridge, 10-Orion Struga.

Ditën e djeshme, pati tension në doganë për ndalimin e kalimit të punëtorëve shqiptarë dhe për pasojë një person u shoqërua për në polici.

Masat e reja Anti-Covid që kanë hyrë në fuqi në shtetin fqinj Mali i Zi, kanë shkaktuar prej dy ditësh bllokim të punonjësve ditorë në pikën e kalimit të Hanit të Hotit. Ata nuk mund të kalojnë kufirin nëse nuk kanë bërë vaksinat apo të kenë një test PCR të 72 orëve të fundit.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment