Sport

Kaos në Europa League, tifozët holandezë godasin me çakmak sulmuesin e Getafes

UEFA paralajmëroi Ajax-in se nëse tifozët do të vazhdonin me këtë sjelle, ndeshja mund të ndërpritej dhe humbej në tavolinë
Featured image of article: Kaos në Europa League, tifozët holandezë godasin me çakmak sulmuesin e Getafes Foto nga ndeshja

Trazira në Europa League dhe më saktësisht në Spanjë, aty ku në stadiumin “Alfonso Pérez Muñoz” po luhet Getafe-Ajax, e vlefshme për 1/16-tat.

Sulmuesi i ekipit vendas, braziliani Deyverson, pasi shënoi golin në minutën e 36-të, shkoi të festonte me pak provokim poshtë tifozerisë mike, atë holandeze. Disa sende u hodh në drejtim të tij dhe lojtari u godit.

Loja u ndërpre 5 minuta dhe hyri edhe stafi mjekësor i Getafes për t’I dhënë ndihmë. Sakaq, Ziyech shkoi poshtë tifozerisë duke i kërkuar të qetësohej dhe të mos vazhdonte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

UEFA paralajmëroi Ajax se nëse tifozët do të vazhdonin me këtë sjelle, ndeshja mund të ndërpritej dhe humbej në tavolinë.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment