Sport

Kante përfundon në gjyq, ish-menaxheri i tij i kërkon 4 mln euro për një super kontratë me Adidas

Kante ka tentuar të bëjë një marrëveshje duke e ulur shifrën, por agjenti ka refuzuar. Ai do 4 mln euro, maksimumin e shifrës
Featured image of article: Kante përfundon në gjyq, ish-menaxheri i tij i kërkon 4 mln euro për një super kontratë me Adidas Kante dhe Messi

Mesfushori N’Golo Kante është thërritur nga Gjykata, pasi mbi të rëndon një padi për një çështje financiare. Ka qenë ish-menaxheri i lojtarit francez, Nouari Khiari, ai i cili ka paditur mesfushorin kampion bote.

Kjo, pasi nuk ka mundur dot të gjejë gjuhën e përbashkët me lojtarin e Chelsea. E gjithë historia nisi kur 29-vjeçari firmosi në vitin 2016 një kontratë me firmën “Adidas” dhe, pavarësisht se kishte një kontratë me menaxherin e tij, që duhet të merrte përqindje për çdo kontratë, ai nuk i ka dhënë pjesën e tij.

Agjenti i kërkon 3.6 mln stërlina ose 4 mln euro. Kante ka tentuar të bëjë një marrëveshje duke e ulur shifrën, por agjenti ka refuzuar. Ai do 4 mln euro, maksimumin e shifrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

M.P. / Dosja.al

 

Shto Koment