Aktualitet

Kanosën me thikë 23-vjeçarin, arrestohen dy persona në Elbasan 

Sipas uniformave blu bëhet me dije se shtetasit R. B., 19 vjeç dhe H. P., 16 vjeç, banues në Elbasan, pasi te Parku Rinia, Elbasan, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me mjet të mprehtë thikë shtetasin F. K., 23 vjeç. Ndër të tjera mësohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin i kanë marrë të riut me dhunë shumën prej 5.000 lekë.
Featured image of article: Kanosën me thikë 23-vjeçarin, arrestohen dy persona në Elbasan  Policia e Elbasanit

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në  pranga dy persona të cilët akuzohen se kanë  kanosur me mjet të mprehtë një 23 vjeçar. Sipas uniformave blu bëhet me dije se shtetasit R. B., 19 vjeç dhe H. P., 16 vjeç, banues në Elbasan, pasi te Parku Rinia, Elbasan, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me mjet të mprehtë thikë shtetasin F. K., 23 vjeç. Ndër të tjera mësohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin i kanë marrë të riut me dhunë shumën prej 5.000 lekë.

Njoftimi i Policisë: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Goditën dhe kanosën me mjet të mprehtë një shtetas, vihen në pranga nga Policia dy shtetas. Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 19 vjeç dhe H. P., 16 vjeç, banues në Elbasan, pasi te Parku Rinia, Elbasan, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me mjet të mprehtë thikë shtetasin F. K., 23 vjeç, të cilit i kanë marrë me dhunë 5.000 lekë. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasi G. Gj., 41 vjeç, i cili ishte bashkë me dy shtetasit e arrestuar”. 

(a.k.dosja.al)

Shto Koment