Aktualitet

Kanos policët e përmbaruesit për pronën, arrestohet 38-vjeçari në Mallakastër

38-vjeçari u arrestuar, pasi kanosi policët e përmbaruesit që të mos i sekuestronin tokën.
Featured image of article: Kanos policët e përmbaruesit për pronën, arrestohet 38-vjeçari në Mallakastër Foto ilustruese

MALLAKASTËR- Një 38-vjeçar është arrestuar, pasi kanosi policët e përmbaruesit që të mos i sekuestronin tokën.

Në pranga ka rënë shtetasi A. O., banues në Ballsh, i cili sipas policisë, ka kanosur zyrtarët për mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë për një pronë (tokë bujqësore).

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.O, 38 vjeç, banues në Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë dhe punonjësit e shërbimit përmbarimor për mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë për një pronë (tokë bujqësore).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës”.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment