LIVE UPDATES
Bota

Kanonizma e shoqërisë së të shtypurit të shkronjave shqip në Stamboll-1879

26 Maj 2020, 11:08 Nga DOSJA

STAMBOLL– Shoqëria e Stambollit zgjodhi një palë shkronja dhe shtypi kanonizmën (rregulloren) e saj, si dhe një abetare, të shtypur në shtypshkronjën e A. Zelicit, në Stamboll, në tetor të 1879.

Kjo abetare, me 136 faqe, u punua prej Jani Vretos, Sami bej Frashërit, Pashko Vasës, Koto Hoxhit dhe Anastas Konstandin Frashërit. Siç e kujton dhe Mit’hat bej Frashëri, në ato vite qeveria turke s’kish dhënë leje për të tilla mbledhje, ndaj dhe tubimet e shoqërisë, si edhe botimi i abetares bëheshin në ilegalitet dhe në rrezik për ta. Duhet kujtuar që një ekzemplar i abetares, i shtypur dhe lidhur bukur, ju dhurua sulltan Abdyl-Hamitit nëpërmjet një pushkëtari (silahsori) shqiptar të gardës perandorake. Sulltani pyeti pushkëtarin në dinte t’i këndonte ato shkronja, dhe pasi u sigurua që po, tha që për një javë, do ta shihte kush kishte për t’i kënduar më mirë, ai apo mbreti. Shqiptarët u gëzuan së tepërmi kur mësuan këto fjalë, me të cilat Sulltani shprehte gati gati dashuri për gjuhën shqipe. Po pa shkuar shumë kohë, shqiptarët mësuan se pasi kishte thënë ato fjalë mjaltore, Sulltani kishte dhënë urdhër në të gjitha postat dhe doganat e perandorisë që të mos lejonin të kalonte asnjë libër shqip, por t’i sekuestronin.

Shoqëria i filloi punimet në një moment kur Kristoforidhi, De Rada, kleri katolik shkodran, kishin dhënë shembujt e parë të lëvrimit të shqipes moderne. Pas kanonizmës, shoqëria do të mblidhet një herë në muaj në selinë e saj në rrugën Merxan-jokusi, nën Serasqeton. Siç dëshmon Mit’hat beu, gjuhëtarët e shoqërisë mblidheshin më dendur në shtëpinë e Pashko Vasës për të përpunuar abetaren. Jani Vreto udhëtoi disa herë në Egjipt me shpresë që të themelonte një degë të shoqërisë edhe atje. Aty gjeti bashkëpunimin e patriotëve kushërinj Thimi Mitko dhe Thimi Marko. Këtu daton lindja e klubeve «Bashkimi» të cilët do të përpunojnë edhe ata një alfabet të tyrin dhe që së bashku me të ashtuquajturin alfabet «Frashëri» do të ndikojnë fuqishëm në punimet e Kongresit të Manastirit në 1908.

Në alfabetin e Stambollit u shtypën për herë të parë të gjithë shkrimet e Naim be Frashërit dhe me financimet e shoqërisë u krijuan shoqëritë e mësimit shqip të Korçës që arritën të hapnin shkollën e parë shqipe më 1887. Shoqëritë «Dituria» dhe «Bashkimi» të frymëzuara nga shoqëri e Stambollit morën stafetën në vitet që paraprijnë pavarësinë dhe kështu shoqëria e shkronjave, e goditur nga vdekja e Naim be Frashërit dhe e Sami beut, filloi të perëndonte. Megjithatë, fryma e saj mbeti shumë e gjallë. Dy nga anëtarët e saj, Mehmet bej Frashëri dhe Anastas Frashëri nxorën gazetën e parë shqip në Stamboll, «Besa», fill pas revolucionit xhon-turk. Klubet shqiptare të Stambollit e vazhduan punën e tyre dhe e fundit shfaqje e shoqërisë së shkronjëzave mund të konsiderohet klubi «Pragu shqiptar» që funksionoi në Stamboll deri në mesin e viteve ’20 dhe që përbëhej nga pasardhës së themeluesve të shoqërisë së shkronjave me 1879.

PROKLAMATA E KANONIZMËS (1879)

«Gjithë sa kombe janë të ndrituarë dhe të qytetëruarë janë ndrituarë dhe qytetëruarë prej skronjas ndë gjuhët të veta. Edhe çdo komb që nuk ka shkruar gjuhën e vet, edhe s’ka shkronja ndë gjuhët të vet është ndë t’errëtë dhe barbar. Edhe shqiptarët tue mos shkruarë gjuhën e tyre dhe tu me mos pasur shkronja ndë gjuhët të tyre, kështu gjenden edhe pa ndihma e shpresa këtu e tri mijë vjet përpara (sa që mund të njihet historia) që të ndriçoheshin dhe të qytetëroheshinë me gjuhët të fëqinjët e të huajët u dëftue e kotë, edhe trimëria e të miratë, që kanë duart tona në prej shokësh, që dukemi shkruarë në fund secili me dorët të vet. Edhe nuk e kena, as duamë, ndonjë prej ma tepër se shokët e tjerë, që kanë me u ba pas nesh, por i lutemi Zotit të jetesë, te vejë mbarë shoqëria jone, Shoqëria e të shtypurit shkronja shqyp» (Kanonizmë e shoqërisë të shtypuri shkronja shqip, Konstandinopojë, Ndë shkronjështypëtoret të A. Zelicit, 1879, ff. 1-2).

Ferid Vlora, Mehmet Ali Vrioni, Vejsel Dino,  Abdyl Frashëri,  Sami Frashëri,   Mustafa Janina,  Sejfullah Zavalani,   Ahmet Shefki Gjirokastriti,   Dr. Ibrahim Starova,   Pashko Vasa Shkodrani,   Noc Xuxi,   Nikollë Bonati,  Gjon Bonati,  Koto Hoxhi,  Koto Sotiri,   Pandeli Sotiri,   Nano Petri Saraqinishtasi,   Nikole Stavro Vasua Qestoratasi,   Anastas Konstandin Frashëri,  Vasil i P. Ndrekos Postenanasi,   Danil i D. Adamit Oparaku,   Mihal i A. Plumbit Përmetasi, Konstandin i N. Haxopulit Isgarasit,  Vasil i Vangjelit,  Vasil i Vangjelit Delvinasit,   Janço Kosta Ogrenasi,   Joan Vretua Postenanasi. 

Marrë nga Pashtriku.org

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kanonizma e shoqërisë shkronjat shqip në stamboll stamboll kanonizma e shoqërisë shkronjat shqip në stamboll stamboll

Sondazh

Poll
Bota 25 Maj 2020, 20:33

TIRANË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot për marrëdhënien me Kryeministrin Edi Rama, duke thënë se nuk ka shuë komunikime. Në nj...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni