Politike

“Kanë rritur luksin”/ Beqaj sqqaron deklaratën e bujshme: Shkojnë në hotele e restorante në fundjavë, doja të thoja shpenzime të shumta por jo…

Në një prononcim për FaxNews, Beqaj tha se e kishte fjalën për shpenzime në hotele dhe në ristorante, por jo gjëra luksi.
Featured image of article: “Kanë rritur luksin”/ Beqaj sqqaron deklaratën e bujshme: Shkojnë në hotele e restorante në fundjavë, doja të thoja shpenzime të shumta por jo…

TIRANË– Ish-ministri socialist Ilir Beqaj ka sqaruar deklaratën që bëri nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, nga ku tha se familjet e varfra kanë rritur shpenzimet. Në një prononcim për FaxNews, Beqaj tha se e kishte fjalën për shpenzime në hotele dhe në ristorante, por jo gjëra luksi.

Ai shtoi se gjithçka që ka dashur të thotë ka qenë rritja e nivelit të jetesës për familjet shqiptare dhe jo shpenzime luksi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë kam thënë që në familjet më të varfra kanë rritur shpenzimet e tyre, për gjëra jo ekzistenciale. Pra kanë rritur shpenzimet e tyre për hotelet dhe restorantet, por nuk i quaj luks, që një familje shqiptare të dalë në fundjavë në restorante apo të shkojë gjatë viti disa herë në hotele, nuk është luks, është një rritje të nivelit të tyre të jetesës. Po të shohim me kujdes se çfarë ka ndodhur nga 2014 deri në 2019 për gati 6 vite në të dhënat që pasqyron INSTAT me anketën e buxheteve familjare, do të vërejmë që mediana është rritur më shumë se mesatarja. Mesatarja përbën shumën sa shpenzojnë të gjithë familjet, ndërsa mediana është ajo që ndan familjet në gjysmën e poshtme dhe gjysmën e sipërme që tregon që nga pikëpamja e konsumit ne kemi një ngushtim të hendekur në Shqipëri, midis atyre që harxhojnë më pak dhe atyre që harxhojnë më shumë dhe besoj se këto që harxhojnë më pak mund ti quajmë më të varfëra dhe ato që harxhojnë më shumë mund ti quajmë më të pasura,”- tha Beqaj.

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment