
TIRANE– Në emisionin e kaluar në ‘Zonë e Lirë’, Arian Çani ka dhënë një deklaatë që ka bërë bujë të madhe online. Moderatori është shprehur se të gjithë në Ballkan kanë qenë helen.
Teksa kishte te ftuar në studio Artan Lamen dhe po flisnin për pronat në bregdetin e jugut, Çani u shpreh se në Ballkan janë të gjithë helene, temë për të cilën do e diskutojnë një herë tjetër.
‘Janë të gjithë helenë. Kanë qenë të gjithë helenë, dihet. Duke qënë se flisnin gjuhë të vogla të ndryshme u ndanë, po që helenë helenë kanë qënë gjithçka – ishte deklarata e Arjanit.
MINUTA:01:34:05
Duket se kjo nuk është pritur mirë nga njerëzit të cilët iu janë kundërvënë moderatorit. Një prej tyre ka qënë dhe këngëtarja e njohur shqiptare Rovena Stefa.
Me anë të një postim në Facebook këngëtarja e cilëson Çanin antishqiptar, duke shtuar se ka cënuar identitetin dhe integritetin tonë kombëtar.
Më tej këngëtarja shprehet se po të kishte shtet ky njëri do ishte thirrur në Prokurori tani dhe të jepte llogari mbi këto deklarata.
Bojkoti ndaj emisionit të tij televiziv është minimalja për këtë antishqiptar, pasi po të kishte shtet ky njëri do ishte thirrur në Prokurori tani dhe të jepte llogari mbi këto deklarata që cënojnë identitetin, integritetin tonë kombëtar, pasi është person publik dhe nuk mund të bëj deklarata të tilla, pasi shqiptarët kanë vuajtur shumë nga lufta e shovinistëve grekë!
(A.B)/Dosja.al