
TIRANË– Banorët e Durrësit kanë dalë ditën e sotme në protestë para SPAK pasi kanë një vit që presin ekspertizën e pallatit që ka pësuar dëmtime nga tërmeti i një viti më parë.
Banorët e pallatit numër 8 në qytetin e Durrësit, shprehen se hetimet po vonohen qëllimisht për të mbuluar përgjegjësit.
“Prokuroria po e zvarrit çështjen, pasi ekspertizat kanë përfunduar dhe pallati duhet të shembet. Po i manipulojnë gjërat. SPAK të marrë çështjen në dorë”.- thonë ata.
(A.B)/Dosja.al