Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Kanë në dorë fatin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, tre anëtarët e KPA me mesatare 6.4 e 6.9 (Dokument)
17 Maj 2019, 18:13Nga DOSJA
TIRANË– Luan Daci është një nga 7 anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Sot në mediat u publikuan disa dokumente që ai kishte marrë një masë disiplinore nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe e kishte fshehur. Por përveç këtyre dokumenteve Dosja.al ka mësuar se Daci ka dhe probleme të tjera. Ai ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, por shkolla që ka bërë ai për tu bërë gjyqtar ka qenë e ashtuquajtura “Kursi 6-mujor i Plepave”, shkollë që bëhej në Durrës, ku për 6 muaj mund të bëheshe gjyqtar.
Po ashtu Dosja.al ka siguruar dhe diplomën e tij që shihet se notat e tij janë një mozaik i vërtetë, pasi fillojnë që nga 6-ta deri tek 10-ta. Edhe pse Luan Daci nuk ka një shkollë të mirëfillte dhe ka nota me mesatare disi të ulët, ai sot vendos për fatin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve që kalojnë në Vetting.
Por Daci nuk është i vetmi që ka nota të ulëta. Dosja.al ka siguruar dhe notat e marra gjatë fakultetit të anëtarit tjetër të KPA, Ardian Hajdarit. Për Hajdarin mesatarja është më e ulët, pasi në notat e tij mbizotërojnë 5-at dhe 6-at.
Por dhe një tjetër anëtare që është zëvendësuese, Mimoza Tasi Pano, ka të njëjtin problem me dy kolegët e saj. Të gjithë çalojnë tek notat që kanë marrë në fakultet. Zonja Pano në CV e saj shkruan se ajo ka mbaruar shkollën e lartë me mesatare 6.9.
Të tre këta gjyqtarë janë anëtarë të KPA, një institucion që vendos për fatin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të tjerë. Këta anëtarë që kanë një formim me mesatare shumë të ulët sot vendosin për fatin e kolegëve të tyre, të cilët mund të ketë kualifikime shumë herë më të larta. Këto janë rezultatet e drejtësisë së re, që po kërkohet të vendoset në Shqipëri me Reformën në Drejtësi.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Profesori shqiptar në Paris të Francës, Nezirk Kraki, ka bërë një rezyme të të situatës politike në Shqipëri, Kosovë e Serbi.Sipas profesor Krakit,...
KOSOVË– Personi që u plagos pasditen e sotme në Prishtinë është një nga njerëzit më të njohur në Kosovë. Ai menaxhon një numër të madh këngëtarësh, të cilë...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Beris...
KOSOVË-Policia e Prishtinës ka vendosur në pranga 4 persona të cilët akuzohen të kenë plagosur menaxherin e VIP-ave, Met Elshanin.Mësohet se 4 persona që k...
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili njëherë është kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka reaguar pas fotos së publikuar nga...
KOSOVË– Videoja e mëposhtme tregon Met Elshanin në momentet e para pas plagosjes.Menaxheri i VIP-ave shihet teksa rrëzohet në tokë, pasi merr dy plumba. Në...
KOSOVË– Mehmet Elshani, menaxheri i shumë personazheze të njohur në Kosovë është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 ...
FIER- Si pasojë e reshjeve të rëna një ditë më parë në Fier, janë përmbytur rreth 100 hektarë tokë.Sipas banorëve kjo situatë është e herëpasharshme, por qeveri...
TIRANË– Të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të Kodit Rrugor, masat administrative të gjobave nuk do të vendosen më nga komision...